Gjykatës në Apel, me dokumente të paplotësuara

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 19:19

Gjykatës në Apel, me dokumente të paplotësuara

Këshilli Gjyqësor pranoi që katër gjykatës të vazhdojnë garën për avancim në apel, edhe pse nuk i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme.

Betim Jahja nga Gjykata e Tetovës, Aleksandra Pop Stefanija nga Gjykat Ohrit, Branka Naumoska nga Gjykata Penale e Shkupit dhe Dijana Nacevska nga Gjykata Civile e Shkupit, sipas Komisionit të Këshillit Gjyqësor, në konkursin për pranimin e 10 gjykatësve në Gjykatën e Apelit, nuk kanë dorëzuar vërtetim për mbarimin e fakultetit juridik, dhënien e provimit të jurispodencës, apo vërtetim për stazh, edhe pse të njëjtit tanimë me vite ushtrojnë detyrën e gjyqtarit.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor Ivica Nikollovski dhe Sashko Georgiev deklaruan se Këshilli Gjyqësor nuk duhet të jetë formalist rigoroz që të kërkojë dokumente të cilat edhe vetë i disponon dhe kjo nuk mund të jetë arsye që të hidhen poshtë kandidaturat e tyre.

“Të gjitha kushtet që i kërkon ligji janë për ne të dëshmueshme dhe të dukshme dhe absolutisht nuk duhet të jemi deri në atë shkallë shumë formalistë rigorozë që të kërkojmë të na konfirmojnë. Unë do t’i kërkoja në momentin kur do të dyshoja. Në kuptimin, aplikuesi konkret nuk ka stazh të mjaftueshëm si gjykatës dhe do ta kërkoja që të mos e shkel unë ligjin”, tha Ivica Nikollovski, anëtar i Këshillit Gjyqësor.

“Vlerësoj se për dokumente, të dhëna të cilat Këshilli Gjyqësor i disponon në arkivat e saja, vlerësoj se nuk mundemi që të jemi shumë formalistë shumë rigorozë, veçanërisht në pjesën, ja kolegu Betim Jahja, Aleksandra dhe të tjerët. Vlerësoj se për këtë kemi edhe qëndrim parimor se shpesh paraqiten këso probleme ku mungojnë disa certifikatave apo diplomave, ndërkaq kandidatët vetëm se janë gjykatës dhe punojnë me vite. Mendoj se edhe njëherë se duhet ta konfirmojmë, të kujdesemi për qëndrimin tonë se këto dokumente me të cilat disponojmë nuk janë arsye që të hidhen poshtë kandidaturat”, shtoi Sashko Georgiev, anëtar i Këshillit Gjyqësor.

Nga ana tjetër, anëtarja Lloreta Georgieva, ndonëse kërkoi që të votohet për pranimin e këtyre aplikacioneve, megjithatë kritikoi ashpër kandidatët, të cilët siç tha ajo, janë gjykatës të cilët duan të avancohen, por nuk i kanë lexuar kushtet e konkursit.

“Sinqerisht të ju them, si gjykatës më lëndon dhe vlerësoj se është mosrespektim nga ana e kolegëve gjykatës. Të shprehësh ambicie për t’u avancuar në gjykatë më të lartë, ndërkaq të mos lexosh shpallje dhe të mos e lexosh Ligjin për Gjykata dhe Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe ajo që ty të obligohet si dokumentacion të detyrueshëm për zgjedhje në gjykatë më të lartë, ta dorëzosh në nivel më të mirë të mundshme”, theksoi Lloreta Georgieva, anëtare e Këshillit Gjyqësor.

Ashtu sikur shumica e gjykatave në vend edhe Gjykata e Apelit në Shkup në vazhdimësi përballet me mungesën e gjyqtarëve. Konkursi është shpallur në dhjetor të vitit 2023, ndërkaq nuk ka informacion se kur do të mbarojë. Në ndërkohë, kandidatët që i plotësojnë kushtet, duhet të kalojnë testimin psikologjik dhe testimin për integritet, por edhe të njohurive me punën praktike dhe punën me kompjuter./Alsat.mk

128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 19:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?