Gjykimi për rastin “Organizatorët e 27 prillit” u shty për më 13 qershor

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 19:51

Gjykimi për rastin “Organizatorët e 27 prillit” u shty për më 13 qershor

Gjykimi për rastin “Organizatorët e 27 Prillit” u shty sot për më 13 qershor të këtij viti. Siç sqaroi gjyqtari Ilija Tërpkov në fillim të seancës së sotme në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, nga avokati Elenko Milanov, i cili përfaqëson ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, ka pranuar njoftim se për shkaqe shëndetësore të një anëtari të ngushtë të familjes, nuk mundi të merrte pjesë në seancën e sotme, transmeton Portalb.mk.

Të akuzuar në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat për transport dhe lidhje dhe arsim, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski.

Ata akuzohen për veprën penale të “rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Në prill të këtij viti, Gjykata e Apelit e rrëzoi aktgjykimin e shkallës së parë nga korriku i vitit 2021, me të cilin Veljanoski u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg, ish-ministrat Janakieski dhe Ristovski u dënuan me 6 vjet e tre muaj burgim, ndërsa ish-drejtori i DSK-së Atanasovski u dënua me gjashtë vjet burgim dhe lëndën e ktheu në rigjykim.

Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja publike Iskra Haxhi Vasileva.

Kujtojmë se nga dhuna e 27 prillit në Kuvend, u lënduan mbi 100 persona në mesin e tyre edhe deputetë dhe gazetarë. Ndër deputetët më së shumti që kanë qenë të lënduar ka qenë Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët, Zoran Zaev i LSDM-së, Oliver Spasovski dhe deputetë të tjerë të LSDM-së.

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 19:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?