Mijëra peshq të ngordhur mbuluan sipërfaqen e detit në bregdetin Volos të Greqisë. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale mund të shihet se si mijëra peshq të ngordhur kanë mbuluar sipërfaqen e detit në bregdetin e qytetit grek Volos.
Ekspertët duke folur për mediat greke pohuan se peshqit e ngordhur ishin peshq të ujërave të ëmbla.
Sipas tyre, ngordhjet masive të peshqve që po ndodhin në rajon për rreth një javë ishin për shkak të pamundësisë së peshqve të ujërave të ëmbla të arrinin në det përmes lumenjve në rajon dhe kanë dështuar të përshtaten me ujin e kripur të detit.
Pas shpërndarjes së pamjeve në rrjetet sociale, prokuroria nisi hetim lidhur me incidentin për të përcaktuar ndotjen e ujit të detit në rajon dhe shkakun e ngordhjes së peshqve.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
27 Gusht, 2024 19:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.