Greqi, tonelata me peshk të ngordhur! Pamje të frikshme në Volos, kryebashkiaku: Krim ekologjik

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 22:56

Greqi, tonelata me peshk të ngordhur! Pamje të frikshme në Volos, kryebashkiaku: Krim ekologjik

Ka disa ditë që banorët e qytetit të Volosit përballen me këto pamje të frikshme të peshqve të ngordhur në gjithë bregdetin që lag këtë zonë.

Fenomeni i paprecedentë përveç pamjes dhe erës së keqe ka shkaktuar shqetësim pasi këta mijëra peshq të ngordhur janë një bombë shëndetësore për shëndetin publik siç theksojnë specialistët.

Problemi po intensifikohet orë pas ore dhe organet kompetente po përpiqen të kontrollojnë çështjen, shkaku i së cilës thuhet se janë përmbytjet kolosale disa muaj më parë nga dy stuhitë që përfshinë zonën përreth, ndërsa kryebashkiaku i qytetit ka kritikuar qeverinë për menaxhimin e kësaj fatkeqësie natyrore.

“Qyteti i Volos dhe Gjiri Pagasitikos po përballen me një fatkeqësi ekologjike, por ata që janë përgjegjës për këtë krim mjedisor kanë një emër”, tha Achilleas Beos, kryebashkiak i Volosit.

Siç thonë ekspertët ndërkohë që  mijëra tonë  ujë nga  liqeni Karla  dhe përrenjtë e zonave përreth derdhen çdo ditë në gjirin Pagasitiko, bashkë me to derdhen  edhe peshqit e ujit të ëmbël, të cilët ngordhin sapo bien në kontakt me ujin e kripur të detit. Është ajo kategori peshqish nga zona të përmbytura, ku ndërsa fushat po kullojnë dhe  temperaturat rriten, zvogëlohet edhe vëllimi i ujit bashkë me oksigjenin.

Ekipet e Bashkisë vetëm brenda dy ditëve kanë mbledhur mbi 57 ton peshq të ngordhur dhe kanë kërkuar edhe 7 anije të vogla për të pastruar gjithë gjirin në fjalë.

“Që prej ditës së djeshme shërbimet e bashkisë së Volosit kanë nisur operacionin e pastrimit në frontin bregdetar, plazhet, shkëmbinjtë dhe kudo ku dalin peshq të ngordhur nga deti”, tha ai.

Fenomeni ka shkaktuar  ndërhyrjen e prokurorit , për të hetuar cilësinë e ujërave në gjirin Pagasitikos dhe shkaqet e mundshme të ngordhjes së peshkut në plazhet e Magnezisë, ndërsa rritet indinjata e bizneseve të qytetit që kanë reaguar për dëmet e mëdha që ka pësuar  turizmi në këtë zonë që shquhet  për bukuritë natyrore , ujërat e pastra dhe infrastrukturën turistike.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 22:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?