Greqia reagon për hapjen e kapitullit të parë të Shqipërisë për anëtarësim në BE

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 20:20

Greqia reagon për hapjen e kapitullit të parë të Shqipërisë për anëtarësim në BE

Qeveria shqiptare ka hapur sot (15 tetor 2024) negociatat për grup-kapitullin e parë me qëllim rrugëtimin dhe anëtarësimin e vendit tonë drejt Bashkimit Europian.

Në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE-në, cila u mbajt sot në Luksemburg morën pjesë eksponentët e rëndësishëm të BE-së si edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Konferenca nisi në orën 08:00 dhe Shqipëria u përfaqësua në këtë konferencë nga kryeministri Rama, kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.

Lidhur me këtë hap të rëndësishëm për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, reagoi sot nga Luksemburgu ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis.

Sipas “Kathemirini” Greqia i hoqi veton Shqipërisë për në BE, menjëherë pas lirimit nga burgu të ish kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, i cili u arrestua në vitin 2023 për shit-blerje votash.

Ministri i jashtëm grek tha për gazetarët se Greqia do ta ndjekë nga afër këtë proces dhe do të ndërhyjë aty ku është e nevojshme, me shpresën që edhe vendet e tjera anëtare të Ballkanit Perëndimor të ndjekin këtë kurs.

Në deklaratën e tij Gerapetritis nuk la pa përmendur të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

Ministri grek tha se Greqia kërkon që në grupin e parë të kapitujve, i cili ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë edhe të drejtat e pakicave, duke përfshirë edhe atë të pakicës etnike greke.

“Sot është një moment historik në zhvillimin e kursit evropian të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor. Një kurs që filloi 21 vjet më parë, me Greqinë si pioniere dhe udhëheqëse, me axhendën e Selanikut. Greqia ka mbajtur një qëndrim konstruktiv në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë…

Qëndrimi ynë është se grupi i parë i kapitujve, i cili po hapet sot dhe ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë edhe të drejtat e pakicave, duke përfshirë edhe atë të pakicës etnike greke, dhe në veçanti të drejtat e tyre pronësore, tashmë një qëndrim i përbashkët, një qëndrim i përbashkët i regjistruar i 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian se shtetet e tjera anëtare të Ballkanit Perëndimor do të ndjekin këtë kurs në një kohë jashtëzakonisht të paqëndrueshme në rajonin tonë e më gjerë, është absolutisht thelbësore që Bashkimi Evropian, familja evropiane, të thellohet, të rritet dhe të bëhet më e fortë”, theksoi ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 20:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?