Grubi: Korridoret janë projekte të përbashkëta për të gjithë qytetarët e jo vetëm për shqiptarët

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 21:27

Grubi: Korridoret janë projekte të përbashkëta për të gjithë qytetarët e jo vetëm për shqiptarët

Artan Grubi nga Fronti Europian, në një intervistë për Emisionin Debat Plus në Klan Maqedonia, ka diskutuar sfidat dhe perceptimet rreth Korridorit 8, i cili është parë nga disa bashkëqeverisës si një projekt ekskluzivisht shqiptar. Për të shmangur këtë perceptim, Grubi theksoi se Korridori 10d u shtua në projekt, duke e bërë atë një nismë të përbashkët që përfshin ndërtimin e autostradës nga Prilepi në Manastir.

“U bë narrativë edhe për Korridorin 8, sepse bashkëqeverisësit tanë e konsideruan si projekt shqiptar, dhe skishin guximin të ballafaqohen.

Që të mos perceptohet si projekt shqiptar e kemi futur edhe korridonin 10d si pjesë e projektit, për autostradë nga Prilepi deri në Manastir. Pra është një projekt që i ka dy autostrada, për t’u balansuar dhe për t’u cilësuar si projekt i përbashkët.”, tha Grubi.

Ai gjithashtu vuri në dukje se ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, i cili ka filluar që në vitin 2014 ende nuk është përfunduar, duke u ndërtuar me kompani dhe kredi kineze. Grubi shprehu dëshirën për të pasur kompani amerikane dhe europiane që të marrin pjesë në projekte të tilla, duke argumentuar se një projekt i ndërtuar nga një kompani amerikane si Bechtel Enka do të përfundojë më shpejt se sa ai i kompanisë kineze që ka nisur prej 11 vitesh.

“Autostrada Kërçovë-Ohër po ndërtohet nga viti 2014, tani jemi viti 2024 ka filluar me buxhet 400 milion euro, tani ka kaluar me 600 million euro dhe është inegzistente, sepse po ndërtohet me kompani dhe kredi kineze. Ne donim të dëshmonim, se duam biznes amerikan dhe europian, perëndimor.

Dhe donin të dëshmonim se një projekt i ndërtuar nga një kompani amerikane ngjajshëm si Bechtel Enka , në të njejtën vijë ku është ajo e kinës do të përfundojë më shpejt se sa ajo kinezja që ka filluar që para 11 vjetësh”, tha Grubi.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 21:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?