Grupi i Këshilltarëve të BDI-së tregon arsyen se përse nuk votoi në Këshill

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2024 16:03

Grupi i Këshilltarëve të BDI-së tregon arsyen se përse nuk votoi në Këshill

Pas ikjes pa u përshëndetur me askend dhe pa asnjë falemenderim nga ish’kryetari i komunës, sot Këshilli i Komunës së Gostivarit ka zgjedhur u.d. Kryetar Komune, për cka ka reaguar Grupi i Këshilltarëve të BDI-së.

“Në vitin 2021 Arben Taravari e fitoi mandatin e tij të dytë si kryetarë i Komunës së Gostivarit, nën moton Pastër, dhe që më vonë kaloi në Gostivari i Pari, por që ironikisht komuna e jonë asnjëherë nuk u bë e pastërt dhe po, Gostivari u bë i pari – por nga dështimi. Në politikë mandati i fituar nga vota e popullit është forma më e lartë e përfaqësimit por edhe e mbajtjes së përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Taravari po largohet nga drejtimi i Komunës së Gostivarit 1 vit para skadimit të mandatit të tij të rregullt, i ndjekur pas nga një mal dështimesh në menaxhimin e Komunës, në të njejtën kohë duke i zhgënjyer pikërisht ata të cilët ia dhanë besimin për një komunë më të mirë, më të pastërt, më të zhvilluar”, thonë nga atje.

Vota ‘KUNDËR’ e Këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, sipas tyre, është kundër amnistimit të Arben Taravarit ndaj të gjitha dështimeve dhe premtimeve të parealizuara në drejtimin e Komunës.

“Ndonëse ai po largohet si një dezertorë nga beteja e luftës, ne i sigurojmë banorët e Komunës së Gostivarit, që zëri i ndërgjegjes, integritetit dhe drejtësisë gjithmonë do të dëgjohet, dhe qytetari i komunës sonë do të jetë gjithmonë i përfaqësuar. Vota e jonë ‘KUNDËR’ është për të pamundësuar Taravari t’i ik përgjegjësisë për kaosin urbanistik, telashet e vazhdueshme me higjienën e qytetit, pasigurinë e fëmijëve tanë nga qentë endacak”, vijon kumtesa.

Nga atje thonë që mbetën të parealizuara një numër i madh i premtimeve zgjedhore, si pishina e qytetit, sheshi qendror, korsitë për biçikleta.

“Parqet publike dhe zonat rekreative, dikur qendra të gjalla të komunitetit, u shkatërruan. Këndet e lojërave u bënë të pasigurta për shkak të pajisjeve të prishura dhe mbeturinave, dhe hapësirat e gjelbra u dëmtuan nga mbeturinat dhe barërat e këqija. Më e rënda mbi të gjitha, Komuna mbetet e zhytur në borxhin më të madh në historinë e ekzistencës së saj, që kaplon shifrën mbi 15 milion euro, por që realisht mund të jetë edhe më e madhe. Për të gjitha këto dështime të cilat nuk do t’i cekim të gjitha në këtë rast, vota jonë ‘KUNDËR’ është zëri i revoltës së banorit të dëshpruar të Komunës së Gostivarit”, shtohet në reagim.

Nga atje thonë që grupi i Këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim do të vazhdojë të qëndrojë vigjilent ndaj interesave të banorëve të Komunës tonë, gjithmonë konstruktiv ndaj të mirës së përgjithshme, dhe mbi të gjitha do të jetë zëri i qytetarit të rëndomtë, i cili mbi të gjitha dëshiron të jetojë në një komunë të pastërt, të çliruar nga kaosi i trafikut, një komunë e zhvilluar dhe e përparuar, ku të gjithë banorët e saj pavarësisht nga etnia dhe religjioni, mund të jetojnë në paqë me njëri tjetrin.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2024 16:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?