Hiqet shqipja nga tabelat e autostradës Shkup – Tetovë

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2025 13:56

Hiqet shqipja nga tabelat e autostradës Shkup – Tetovë

Tabelat e reja të komunikacionit në autostradën Shkup-Tetovë, gjegjësisht në afërsi të pikëpagesës rrugore në Glumovë, do të jenë në tre gjuhë – maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht, ndërsa është larguar gjuha shqipe. Nëse deri dje gjuha shqipe ishte krahas tre gjuhëve tjera, tashmë e njëjta është “zhdukur”. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore nuk kanë dhënë ndonjë sqarim se pse shqipja nuk figuron, ndërsa tabelat janë ndërruar pasditen e së shtunës vonës, kur kishte nis të bie terri.

Me këtë rast, ka reaguar BDI e Ali Ahmetit, e cila ka dënuar heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë. “Tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabelat në gjuhën maqedonase, me çka fshihet gjuha shqipe nga tabelat e komunikacionit Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër ndërrimin e tabelave të komunikacionit në autostradën Shkup-Tetovë, gjegjësisht në afërsi të pikëpagesës rrugore në Glumovë, nga Ndërmarja Publike për Rrugë Shtetërore. Tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabelat në gjuhën maqedonase, me çka fshihet gjuha shqipe nga tabelat e komunikacionit. Ky ndryshim është një goditje e rëndë ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në RMV dhe shkelje flagrante e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Kjo përpjeke e rrezikshme dhe e ulët e mosrespektimit të Ligjit për përdorimin e Gjuhëve dhe kjo tendencë për mohimin e Gjuhës Shqipe, vijon më tej reagimi, është një vendim në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, Marrëveshjen e Ohrit, ligjet dhe vlerat e demokracisë dhe barazisë, të cilat janë themelore për paqen dhe stabilitetin në vend.

“Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që paaftësia e humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorëve të VMRO-s nga radhët e VLEN po i kthen shqiptarët në vitet e ‘90 në aspektin e të drejtave kombëtare dhe barazisë. BDI do të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për ta kundërshtuar këtë vendim të padrejtë dhe për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

261

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2025 13:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut