Ia thyen brinjët para urgjencës, prokuroria me padi ndaj pesë personave

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 19:43

Ia thyen brinjët para urgjencës, prokuroria me padi ndaj pesë personave

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për ndjekjen penale kundër pesë personave të dyshuar se së bashku kanë kryer veprën penale- “Dhunë” sipas nenit 386 të Kodi Penal. Siç njoftojnë nga Prokuroria, më 18 qershor, përballë Qendrës Emergjente në kompleksin klinik “Nënë Tereza”, të dyshuarit në grup kanë kërcënuar  sigurinë dhe kanë rrahur brutalisht një person.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE SHKUP

“Të dyshuarit kanë mbërritur edhe në oborrin e klinikës. Ata e kanë sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me shqelma dhe grushte në kokë dhe trup, por edhe me shufra metalike, shkopinj druri dhe sende të tjera. Goditjet i kanë shkaktuar lëndime të rënda fizike – thyerje të kockës së hundës dhe brinjëve, si dhe kanë shkaktuar ndjenjën e rrezikut, pasigurisë dhe frikës tek pjesa tjetër e publikut”.

Viktima dhe familja e tij ishin  në pritje të ndihmës mjekësore për djalin e tyre në Qendrën Emergjente. Ndërsa e gjithë kjo ka ndodhur pas një përleshje fizike të mëparshme mes anëtarëve të dy familjeve në Zllokuqan.

Prokurori Publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të pesë të dyshuarit, për shkak se ekziston rreziku i arratisjes, mundësia e ndikimit mbi dëshmitarët dhe viktimat, por edhe përsëritja e aktit./SHENJA/

127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 19:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?