Ibrahimi: VLEN-i, garanca që përqindja e shqiptarëve është e garantuar në çdo institucion shtetëror

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 22:58

Ibrahimi: VLEN-i, garanca që përqindja e shqiptarëve është e garantuar në çdo institucion shtetëror

Zeqirija Ibrahimi, kryetari i Alternativës në Click Plus siguroi se nuk do të ketë ulje të përqindjes së përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21.

Ai premtoi se për më pak se një vit do të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë, ndërkaq vakumi nga shfuqizimi i “Balancuesit” e deri atëherë, siguron se nuk do të ndikojë në uljen e përqindjes.

Ibrahimi tha se VLEN-i është garanca se përqindja e shqiptarëve është e garantuar.

“Unë e kam një shpresë se nuk na zë viti i ardhshëm pa u zgjidhur kjo punë, por intenca është edhe më herët. Është një vakum prej 14 muajsh? Realisht është një vakum, por askund nuk ndodh që në ndonjë institucion të shtetit dikush ta ulë përqindjen e shqiptarëve nëse nuk është “Balancuesi”. Nuk ndodh askund, për shkak se aty është VLEN-i që është garanca që përqindja e shqiptarëve të jetë garantuar në çdo institucion shtetëror”, tha Ibrahimi.

Kryetari i AAA-së, tha se “sikur “Balancuesi” të mos ishte abuzuar, do të ishte i mirë, por është një model i kopjuar nga Irlanda dhe prandaj është abuzuar”.

“Mu më vjen keq që është hequr, sepse arsye është tendenca për të cilën është hequr. Nuk është a është punë e madhe apo jo! Nuk është mirë që është hequr sepse kjo ndikon në prishjen e marrëdhënieve ndëretnike. Ndikon… Ndikon… Ka tendencë të prishjes së marrëdhënieve ndëretnike, por nuk kemi”, tha Ibrahimi.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 22:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?