Irani i ka kërkuar ndihmë Uashingtonit pas rrëzimit të helikopterit presidencial
Botuar nga Flaka
20 Maj, 2024 22:38
Irani i ka kërkuar ndihmë Uashingtonit pas rrëzimit të helikopterit që vrau presidentin Ibrahim Raisi , tha sonte një zëdhënës i administratës amerikane, pa dhënë detaje. “Nuk do të hyj në detaje, por qeveria iraniane na ka kërkuar t’i ndihmojmë,”
Mediat e huaja raportojnë se zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller vuri në dukje se SHBA nuk ishte në gjendje ta ofronte atë ndihmë, “kryesisht për arsye logjistike”.
Pothuajse në të njëjtën kohë, duke informuar gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se Raisi “kishte gjak në duart e tij” për mbështetjen e organizatave ekstremiste në rajon dhe “që ishte përgjegjës për abuzimet e rënda të të drejtave të njeriut në Iran”.
SHBA do të vazhdojë ta mbajë Iranin përgjegjës për veprimet destabilizuese, siç e quajti Kirby, në rajonin e Lindjes së Mesme.
Megjithatë, më herët, Uashingtoni i kishte shprehur zyrtarisht ngushëllimet Iranit për vdekjen e Raishi, shkruajnë mediat vendase.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.