ISHP: Vitin e kaluar në Maqedoni nga kanceri i gjirit kanë vdekur 346 gra

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Tetor, 2024 19:33

ISHP: Vitin e kaluar në Maqedoni nga kanceri i gjirit kanë vdekur 346 gra

Në katër vitet e fundit numri i vdekjeve nga kanceri i gjirit në vend është në rritje, tregojnë statistikat e Institutit për Shëndet Publik në raportin e ri “Mortaliteti dhe morbiditeti nga kanceri i gjirit te gratë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, që u realizua me rastin e shënimit të Tetorit – muajit ndërkombëtar të luftës kundër kancerit të gjirit.

Në raport theksohet se në vend shkaku më i shpeshtë i vdekjeve nga neoplaznat malinje tek gratë në periudhën 2010-2023, është kanceri i gjirit.

“Nga kanceri i gjirit në vitin 2010 kanë ndërruar jetë 310 gra me një shkallë mortaliteti 30,0/100000 gra, në vitin 2021- 337 gra me një shkallë prej 32,6, në vitin 2022-356 gra me shkallë prej 38,5 dhe në vitin 2023 – 346 gra me shkallë prej 37,5 në 100000 gra. Në periudhën e analizuar vihet re një tendencë e rritjes të numrit të rasteve të vdekjes tek gratë me kancer të gjirit”, theksojnë nga ISHP.

Kanceri i gjirit është në vendin e parë për nga numri i rasteve të reja të neoplazmave malinje tek gratë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën 2017-2021.

“Në vitin 2017 janë regjistruar 808 raste të reja të kancerit të gjirit tek gratë me një shkallë të incidencës 78.03/100000 gra, në vitin 2019 – 778 me një shkallë të incidencës 75.13/100000 gra, ndërsa në vitin 2021 – 806 me një shkallë të incidencës 87.08/100000 gra. Në periudhën e analizuar numri i rasteve të reja të kancerit të gjirit tek gratë ndryshon”, thonë të dhënat statistikore të ISHP-së.

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit i cili mbahet në tetor çdo vit, u krijua në vitin 1985 për të promovuar skriningun dhe parandalimin e sëmundjes, e cila çdo vit prek një në tetë gra në SHBA, ose 2,3 milionë gra në mbarë botën.

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Tetor, 2024 19:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?