Sot, zëvendësministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elfet Ismaili, priti në takim zëvendësambasadoren çeke, Andrea Shtajner Votavova, dhe atasheun çek të mbrojtjes, kolonel Gamil Al-Madhagi.
Gjatë këtij takimi, u diskutua thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe avancimi i marrëdhënieve strategjike ndërmjet dy shteteve.Bisedimet përfshinë projekte të përbashkëta, mundësitë për trajnime dhe angazhimin e përbashkët brenda NATO-s për ruajtjen e stabilitetit rajonal. Delegacioni çek gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Maqedonisë së Veriut po i ofron Ukrainës.
Ky bashkëpunim është i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të dyja vendet, duke kontribuar në avancimin e sigurisë rajonale dhe përparimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
4 Dhjetor, 2024 13:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.