Italia nuk i mbështet liderët e sapoemëruar të BE-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 19:42

Italia nuk i mbështet liderët e sapoemëruar të BE-së

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaroi se nuk do të mbështesë emrat e propozuar në postet kryesore të Bashkimit Evropian në Samitin e Liderëve të BE-së për shkak të respektit të rezultateve në zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE), transmeton Anadolu.

Meloni, qëndrimi i së cilës ishte më kurioz në Samitin e Liderëve ku u caktuan postet e larta të BE-së pas zgjedhjeve të PE-së të mbajtura më 6-9 qershor në vendet anëtare të BE-së, publikoi qëndrimin e saj në llogarinë e saj në X pas seancës së mbajtur natën vonë.

Në seancën në fjalë ish-kryeministri portugez, Antonio Costa u zgjodh president i Këshillit të BE-së dhe u sugjerua që presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen të vazhdojë detyrën në mandatin e ri ndërsa kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas të emërohet përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

“Propozimi i formuluar nga Partia Popullore (Europiane), Socialistët dhe Liberalët ndaj emrave të rinj në krye të Evropës është i gabuar për nga metoda dhe përmbajtja. Për respekt të qytetarëve dhe udhëzimet që vijnë nga këta qytetarë në zgjedhje unë kam vendosur të mos e mbështes këtë propozim. Ne vazhdojmë të punojmë për t’i dhënë më në fund Italisë peshën që meriton në Evropë”, tha Meloni.

Në fjalimin e saj në parlamentin italian më 26 qershor, para se të vinte në Samitin e Liderëve të BE-së në Bruksel, Meloni kritikoi ashpër mënyrën e zgjedhjes së emrave që do të qeverisin BE-në për 5 vjet dhe liderët e tjerë të BE-së për emrat që sugjeruan.

Pas kritikave të Melonit në parlament, në media u raportua se presidenti italian, Sergio Mattarella tha se “BE-ja nuk duhet të injorojë Italinë, e cila është një shtet partner themelues”.

Partitë opozitare kritikuan se “Meloni dhe koalicioni i djathtë që ajo drejton e izoluan Italinë nga Evropa”.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 19:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?