“Italia, Turqia dhe Greqia, partnerët strategjikë të Shqipërisë”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:37

“Italia, Turqia dhe Greqia, partnerët strategjikë të Shqipërisë”

Italia, Turqia dhe Greqia janë partnerët strategjikë të Shqipërisë, sipas kryeministrit Edi Rama, i cili rendit më tej vendet mike me vendin tonë dhe ato shtete me të cilat synohet të lidhen ura bashkëpunimi.

“Leximi i të ardhmes me sytë e së shkuarës, nuk na takon. Ne lexojmë të shkuarën me sytë e të ardhmes, kjo është pika kyçe mbi të cilën ngremë ndërveprimet me rajonin. Duhet të bëjmë më shumë me Italinë, Turqinë, Greqinë. Nga ana tjetër, në aspektin e volumit të tregtisë, ne mund të bëjmë shumë më tepër. Hapësira e BE-së është hapësira më natyrale për marrëdhëniet tona tregtare, por mos të harrojmë që kemi miq dhe miqësira të mira që i kemi forcuar ndjeshëm dhe duhet të kërkojmë më shumë, në radhë të parë nga vetja me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara, Azerbajxhani, që janë tre vende që ushqejnë ndjenja miqësore. Edhe me Kuvajtin, që është një mik nga më të vjetrat dhe me Katarin”.

Kryeministri shqiptar u ndal dhe te bashkëpunimi me Filipinet dhe Indonezinë, nga të cilat Bashkimi Evropian po merr fuqinë punëtore. Kështu, edhe qeveria shqiptare synon të marrë punëtorë nga këto dy shtete. Dyert, tha Rama, do të hapen edhe për shtetet afrikane dhe një ndër qëllimet është që ato të njohin Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran.

“Nga ana tjetër, kemi arsye të vazhdojmë me hapjen e dyerve të misioneve të reja, në Indonezi, me të cilën kemi vendosur një marrëdhënie që ka një potencial të madh, ashtu sikurse edhe Filipinet. Nëse arrijmë të kultivojmë si duhet raportet, besoj se do të bëjmë kapërcimin e radhës. Edhe në Afrikë jemi të munguar dhe besoj është e drejtë të hapim derën e parë në Kenia, na duhet për shumë arsye, me e thjeshta është për të mbështetur njohjen e Kosovës”.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?