Izraeli konfirmon sulmet iraniane në bazat ajrore Nevatim dhe Tel Nof

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Tetor, 2024 20:18

Izraeli konfirmon sulmet iraniane në bazat ajrore Nevatim dhe Tel Nof

Ushtria izraelite konfirmoi sot se Irani në sulmin e fundit raketor shënjestroi dy nga bazat e tij ajrore, Nevatim dhe Tel Nof, raporton Radioja e Ushtrisë Izraelite, transmeton Anadolu.

Pavarësisht sulmeve, ushtria ka deklaruar se të dyja bazat ajrore mbeten plotësisht funksionale.

“Bazat funksionojnë me kapacitet të plotë dhe vetëm dje dhe një ditë më parë, nga këto baza u nisën sulme ajrore që shënjestruan Bejrutin”, vuri në dukje ushtria, duke iu referuar sulmeve të saj në Liban.

Baza ajrore Nevatim, e vendosur pranë Beershebas në jug të Izraelit dhe baza ajrore Tel Nof, e vendosur në Rehovot në rajonin qendror të vendit, janë objektet kryesore për operacionet e Forcave Ajrore të Izraelit.

Irani gjuajti më shumë se 180 raketa balistike drejt Izraelit të martën në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, dhe liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Teherani paralajmëroi se nëse Izraeli i përgjigjet sulmit, do të përballet me më shumë “sulme dërrmuese”.

Izraeli kishte shënjestruar Nasrallahun dhe komandantët e tjerë të Hezbollahut në një sulm ajror në periferitë jugore të Bejrutit më 27 shtator.

Ndërkaq, Haniyeh u vra në një sulm në një rezidencë shtetërore gjatë një vizite në Teheran në fund të korrikut.

107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Tetor, 2024 20:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?