Izraeli shpall “non grata” shefin e OKB-së Guterres, i ndalon hyrjen në vend

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Tetor, 2024 20:12

Izraeli shpall “non grata” shefin e OKB-së Guterres, i ndalon hyrjen në vend

Qeveria izraelite e ka shpallur “persona non grata” dhe i ka ndaluar hyrjen në vend Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, i cili ka bërë thirrje për ulje urgjente të tensioneve në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Jashtme izraelite, thuhet se ministri i Jashtëm Yisrael Katz e ka shpallur Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Guterres “persona non grata”.

Në deklaratë thuhet se Guterresit i është ndaluar hyrja në vend dhe se vendimi është marrë për shkak të deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së pas sulmit raketor të Iranit dje.

Në deklaratën e tij të djeshme, shefi i OKB-së nuk përmendi emrin e Iranit në lidhje me raketat e lëshuara dhe nuk “dënoi drejtpërdrejt” sulmin e Teheranit, tha ministria.

Sipas ministrisë, Katz e ka akuzuar Guterresin si antiizraelit, duke shtuar: “Kushdo që nuk mund të dënojë hapur sulmin e urryer të Iranit ndaj Izraelit, siç bëjnë pothuajse të gjitha vendet në botë, nuk meriton të shkelë në tokën izraelite”.

Në deklaratën e tij pas sulmit të djeshëm të Iranit ndaj Izraelit, Guterres dënoi zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Tetor, 2024 20:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?