Ja sa i kushton shtetit një i burgosur për një vit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Tetor, 2024 19:36

Ja sa i kushton shtetit një i burgosur për një vit

Shteti paguan më shumë se 10 mijë euro në vit për një të burgosur, bëri të ditur drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov. Ai theksoi se nëse shqiptohen më shumë dënime me kusht në vend të dënimeve me burg, do të zvogëloheshin shpenzimet, por do të ulej edhe mbipopullimi i burgjeve. Ende nuk janë vënë në përdorim hallkat elektrikë që duhet t’i mbajnë të burgosurit që janë të dënuar me dënim me kusht.

“Një i burgosur në Maqedoni tani pak a shumë, prapë do të them varet nga burgu, është rreth 2000 denarë ose 35 euro, pra kjo është në nivel vjetor mbi 10 mijë euro për një të burgosur. Sigurisht, nëse do të shqiptoheshin dënime me kusht, nëse do të vendoseshin, do të flisnim edhe për hallkat, të cilat tashmë dhjetë vite presim të vihen në funksion. Jam optimist se nëse jo deri në fund të vitit, deri në fund të vitit të ardhshëm do të vihen në funksion”, deklaroi Aleksandar Pandov, drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Duke folur për këtë temë, gjykatësja Biljana Kocevska nga Gjykata Themelore Penale Shkup theksoi se në shtet ekzistojnë mekanizma për t’u kontrolluar të dënuarit me kusht.

“Kemi mënyrë dhe mundësi për të mbikëqyrur sjelljen e personave të dënuar në kohën e kontrollit, në mënyrë që nëse nuk i përmbushin obligimet e tyre në atë rast, revokohet dënimi me kusht, kështu që, besoj se në këtë mënyrë të gjithë do të kontribuojmë realisht në ndryshimin e përshtypjes së përgjithshme në opinion se të dënuarit me kusht mbeten të pandëshkuar”, tha Biljana Kocevska, gjykatëse në Gjykatën Penale Shkup.

Në evenimentin e sotëm për tejkalimin e sfidave të mbipopullimit të burgjeve të organizuar nga Shoqata e Juristëve të Rinj, Pandov po ashtu tha se në të ardhmen pritet repart paraburgimi krejtësisht i ri për gjithsej 400 persona në burgun e Idrizovës. Ai nuk e konkretizoi numrin e saktë të të burgosurve në çdo burg individualisht, por theksoi se aktualisht janë rreth 50 persona që vuajnë dënim me burg të përjetshëm.  /Alsat.mk

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Tetor, 2024 19:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?