Janevska: Koncepti për arsimin fillor pa rezultate, përmes debatit publik do të ndryshohet

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Qershor, 2024 11:11

Janevska: Koncepti për arsimin fillor pa rezultate, përmes debatit publik do të ndryshohet

Koncepti i cili nuk jep rezultate, është i nevojshëm të ndryshohet, aspekte të caktuara të Konceptimit për arsimin fillor do të pësojnë ndryshime, sepse as mësimdhënësit, e as nxënësit dhe prindërit nuk janë të kënaqur me implementimin dhe efektet e arritura. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në takim me drejtorin e Byrosë për Zhvillim e Arsimit, Abdulfeta Fetai, në të cilën u diskutua për gjendjet aktuale në arsim dhe përpjekjet për përmirësimin e tij, në interes të krijimit të gjeneratave kualitative të nxënësve.

“Planifikuam që  historia, gjeografia, edukata qytetare dhe lëndët e tjera të mësohen sërish si lëndë të veçuara, ndërsa jo siç janë aktualisht të bashkuara dhe të krijohet konfuzion tek mësimdhënësit dhe nxënësit që vërtet pyesin çdo ditë se me cilën lëndë orë mësimore. Materia duhet qartë të përkufizohet, siç është praktikë në shumicën e vendeve në Evropë dhe më gjerë”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.

Siç informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në takim është diskutuar edhe për gjendjen me tekstet shkollore, veçanërisht në arsimin fillor, ku mungojnë  një pjesë e  madhe e lëndëve. Janevska potencoi se po bëhen përpjekje që para se të fillojë viti i ri shkollor të sigurohet e njëjta gjë për të gjitha paralelet, ndërsa për arsimin e mesëm do të ndodhë gradualisht në vitet e ardhshme sepse gjendja është vërtet katastrofale.

Janevska dhe Fetai kanë diskutuar edhe për përdorimin dhe problemet në përdorimin e ditarit-elektronik ekzistues, si dhe përfitimet e ditarit të ri elektronik i cili u promovua mbrëmë, ndërsa do të zbatohet pasi të plotësohen të gjitha parakushtet, gjë që pritet të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm shkollor. Ministrja e Arsimit Vesna Janevska theksoi se në këtë periudhë kalimtare të dixhitalizimit të arsimit, përmes anketës  elektronike, do të dëgjohet mendimi i mësimdhënësve nëse në këtë fazë duhet të hiqet tërësisht ditari në letër apo do të ishte e dobishme të plotësohej versioni i modifikuar në të cilën ata do të futin vetëm notat dhe mungesat, njotojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

4
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Qershor, 2024 11:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
4
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?