Kallëzim penal ndaj një kryetari të komunës në Shkup

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 19:21

Kallëzim penal ndaj një kryetari të komunës në Shkup


Policia ka ngritur kallëzim penal në Prokurori kundër një kryetari të një komune të Shkupit dhe pesë personave të punësuar në Sektorin e Urbanizmit në të njëjtën komunë dhe një personi juridik nga Shkupi, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”. Bëhet fjalë për të punësuarit në Komunën e Karposhit, në krye me Stevço Jakimovskin.

“Në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim dhe Ligjin për Konstatimin e Statusit Juridik të objekteve pa leje, kanë konstatuar se gjoja objektet për sport dhe rekreacion – fushë tenisi i plotësojnë kushtet për legalizim, edhe pse objektet e tilla janë të përkohshme dhe nuk mund të legalizohen. Pas kësaj, bashkë me kryetarin e paraqitur kanë nënshkruar pëlqim urbanistik, ndërkaq pas pagesës së tatimit përkatës të pronës, kanë përgatitur dhe nënshkruar vendim për konstatimin e statusit juridik të objektit pa leje”, njoftojnë nga MPB.

Sipas policisë, në këtë mënyrë i kanë mundësuar personit juridik të paraqitur që t’i regjistrojë objektet gjoja pa leje, në hapësirë të përgjithshme prej rreth 4.000 metra katrorë. Me këtë, është dëmtuar buxheti në vlerë prej 2,4 milionë euro.

Ka reaguar komuna e Karposhit duke e cilësuar si tendencioze dhe qëllimkeqe kallëzimin penal. Sektori i Urbanizmit dhe ai juridik i kësaj komune kallëzimin e cilëson si të motivuar politikisht.

“Komuna e Karposhit lëndën për legalizimin e objekteve sportive në Aleksandar Pallas e kanë shqyrtuar me vëmendje dhe lënda është zgjidhur në përputhje me ligjin. Komuna e Karposhit në mënyrë kategorike këmbëngul se legalizimi për këto objekte sportive është ligjor, sepse për gjithçka që jepet miratim për ndërtim kryhet legalizim, ndërsa për objektet në Aleksandar Pallas ka miratim për ndërtim nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, të cilën nuk e kanë zbatuar në kadastër”, thonë nga Komuna e Karposhit.

Kreu i Karposhit Stevçe Jakimovski edhe në vitin 2019-të u akuzua për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndërtim pa leje në një lëndë bashkë me 10 persona të tjerë, të cilët një pjesë ishin punonjës të komunës. /Alsat.mk

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 19:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?