Kancelari gjerman i bindur: Rusia ‘nuk do ta fitojë’ luftën në Ukrainë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 21:36

Kancelari gjerman i bindur: Rusia ‘nuk do ta fitojë’ luftën në Ukrainë

Vendet e G7 kanë sinjalizuar se do të çlirojnë 50 miliardë dollarë nga asetet e ngrira ruse për të financuar Ukrainën.

Paratë do të përdoren për të ndihmuar Ukrainën që të blejë shpejt gjithçka, nga armët tek investimet në rindërtimin e infrastrukturës së saj energjetike.

Dhe në margjinat e G7, kancelari gjerman Olaf Scholz foli me gazetarët rreth planit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ky është një angazhim shumë i fortë, i cili, meqë ra fjala, i jep popullit të Ukrainës kurajon për të bërë atë që tani është e nevojshme për të mbrojtur pavarësinë dhe sovranitetin e tyre”, citohet të ketë thënë ai.

“Është gjithashtu një sinjal i qartë për presidentin rus se ai nuk mund të shpresojë se për shkak të problemeve fiskale në disa vende që sot mbështesin Ukrainën, ai një ditë do ta fitojë këtë luftë”.

“Ai nuk do të arrijë këtë”.

Ndryshe, vendet e G7 kanë rënë dakord për një marrëveshje prej 50 miliardë dollarësh për të financuar Ukrainën.

Paratë do të vijnë nëpërmjet aseteve të ndryshme të ngrira ruse.

“Unë ju konfirmoj se ne kemi arritur marrëveshje politike për të ofruar mbështetje financiare shtesë për Ukrainën prej rreth 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit”, ka thënë kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron gjithashtu konfirmoi se marrëveshja do të realizohej. /Telegrafi/

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 21:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?