Kasami: Aliu dërgon letra, ne avancojmë çështje shqiptare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 19:42

Kasami: Aliu dërgon letra, ne avancojmë çështje shqiptare

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, përmes një statusi në rrjetet sociale ka shkruar se sot me inspektimin e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8, ku përveç kreut shtetëror mori pjesë edhe vet ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, u demantua edhe një gënjeshtër e BDI-së.

“Veprat e VLEN-in për çdo ditë dëshmojnë dy gjëra. Mashtrimet me dekada që u ka bërë BDI shqiptarëve dhe përkushtimin tonë si pjesë e Qeverisë, për të ecur në realitet projektet madhore në interes të shqiptarëve por edhe në interes shtetëror!

Sot, në inspektimin e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8, në të cilën përveç kreut shtetëror mori pjesë edhe vet ambasadorja e Shteteve të Bashkuara znj. Ageler, u demantua edhe një gënjeshtër e BDI-së, ndërsa u dëshmua se projekti me rëndësi kombëtare si ndërtimi i Korridorit 8, jo vetëm që po realizohet, por edhe se po ecë me dinamikë të shpejtë”, ka shkruar Kasami.

Ai më tej ka shkruar se VLEN-i gjithmonë do të jetë gardiani i shqiptarëve dhe projekteve me rëndësi kombëtare e shtetërore.

“E nga ana tjetër, të gjithë jemi të vetëdijshëm se Aliut nuk i interesojnë projektet e mëdha, as rrugëtimi i shtetit e aq më pak shqiptarët. Thjesht po vajton vetëm për pushtet, pushtet i cili i duhet për të mbrojtur krimin dhe kriminelët gjatë qeverisjes së tij. E derisa Aliu dërgon letra lart e poshtë, ne po avancojmë çdo çështje shqiptare, të cilat partia e tij, i bllokoi dhe në emër të tyre i mashtronte shqiptarët.
Ecim përpara sepse ja VLEN!”, ka shkruar Kasami.

264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 19:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?