KE-ja siguroi 50 milionë euro ndihmë makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 19:14

KE-ja siguroi 50 milionë euro ndihmë makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut

Komisioni Europian ka siguruar 50 milionë euro kredi për Maqedoninë e Veriut këtë javë. Ky është kësti i parë i operacionit të Ndihmës Makro- Financiare (NMF) në vazhdim për vendin. Siç ka bërë të ditur sot Komisioni Evropian, këto fonde duhet të sigurojnë mbështetje shtesë për Maqedoninë e Veriut, ekonomia e së cilës është prekur seriozisht nga kriza energjetike e shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

KOMISIONI EVROPIAN

“Kjo ndihmë do të mbështesë stabilitetin makro-ekonomik dhe do të sigurojë reforma të mëtejshme në lidhje me programin e vazhdueshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut të përparojë në rrugën e saj evropiane”.

Sigurimi i kësaj mbështetje vjen pasi Komisioni konstatoi se Maqedonia e Veriut kishte përmbushur angazhimet përkatëse të politikave të akorduara me BE-në për lirimin e kësitit të parë. Nga të dhënat thuhet se Maqedonia e Veriut ka arritur përparim në fushën e financave publike duke krijuar kështu një Këshill të Pavarur Fiskal dhe duke forcuar menaxhimin e investimeve publike.

KOMISIONI EVROPIAN

“I gjithë ky veprim i përgjithshëm makro-financiar në Maqedoninë e Veriut vlen deri në 100 milionë euro në kredi, ndërkaq kësti i tjetër me të njejtën shumë mbetet në dispozicion në varësi të progresit në kushtet e politikës së akorduar”.

Ndihma Makro-Financiare është pjesë e angazhimit të BE-së me vendet fqinje si dhe në dispozicion për vendet e zgjerimit dhe BE-së që kanë probleme të rënda të bilancit të pagesave.

Propozimi i Komisionit për këtë veprim të NMF-së për Maqedoninë e Veriut u miratua nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian më 12 korrik 2023. Në përgjithësi, që nga viti 2020, BE-ja ka paguar rreth 210 milionë euro në mbështetje të NMF-së për Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë edhe pagesen e tanishme prej 50 milionë eurove. /SHENJA/

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 19:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?