Këshilli i Komunës së Tetovës sërish pezullon planin për ndërtimin e banesave në “Jellak”!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Qershor, 2024 19:47

Këshilli i Komunës së Tetovës sërish pezullon planin për ndërtimin e banesave në “Jellak”!

Këshilli i Komunës së Tetovës ka votuar për herë të katërt pezullimin e Planit Detaj Urbanistik për Blok 57A.

Ky PDU ishte miratuar gjatë kohës së ish-Kryetares së Komunës së Tetovës, kurse ka të bëjë për vendin e Kombinatit “Jellak” ku parashihet të ndërtohen rreth 20 ndërtesa banimi dhe qendra tregtare.

Pezullimie të ngjashme për kët bllok ishin bërë edhe në dhjetor 2021, 31 Mars 2023 dhe 13 tetor 2023.

Sipas Kryesuesit të Këshillit, Besar Durmishi, Komuna e Tetovës, ende është duke përgatitur plan të ri urbanistik për këtë lokalitet.

“Për planin e ri ka patur debat publik në Këshill. Është dorëzuar PDU-ja e re në Ministrinë për Transport, presim vendimin dhe miratimin. Më pas plani I ri do të përpunohet në Sektorin për urbanizëm dhe të miratohet vendimi në Këshill” – ka thënë Durmishi.

PDU-ja e re ishte prezantuar në tetor 2023, kurse Durmishi thotë se në vend të 34.494 metrave katrorë sipërfaqe banesore, do të ketë 28.500 m2, si dhe se me planin e ri do të ketë 3.591 m2 hapësirë për gjelbërime dhe rekreacion./tvklan.mk/

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Qershor, 2024 19:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?