Franca do të jetë pa kapitenin e saj Kilin Mbape për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve të planifikuara në ditët në vijim, kundër Izraelit dhe Belgjikës. Lajmin e konfirmoi “L’Équipe”, duke sqaruar se Didie Deshamp do ta konfirmojë këtë lajm, kur do të shpallë listën e lojtarëve të thirrur dhe do të mbajë konferencën e zakonshme për shtyp.
Vendimi është marrë në marrëveshje me lojtarin dhe Real Madridin. Kombëtarja franceze dëshiron t’i japë pak pushim sulmuesit, i cili ndër të tjera po rikuperohet nga një dëmtim i vogël në kofshën e majtë të pësuar më 24 shtator kundër Alavesit.
Mbape barazoi në derbin kundër Atletiko Madridit dhe u kthye në aksion në Ligën e Kampionëve kundër Lillë-s. Sipas të gjitha gjasave, ai nuk duhet të luajë as kundër Vijaarrealit fundjavën e ardhshme për të mbrojtur veten nga dëmtimi.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
3 Tetor, 2024 20:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.