Komisioni i Sëmundjeve Infektive: Gjendja me Covid-19 për momentin nuk është alaramante

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 19:37

Komisioni i Sëmundjeve Infektive: Gjendja me Covid-19 për momentin nuk është alaramante

Edhe pse numri i të sëmurëve me Codiv-19 po rritet në Maqedoninë e Veriut, zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviç, ka theksuar se gjendja me Covid-19 për momentin nuk është alaramante dhe nuk ka nevojë për panikë tek qytetarët. Gjithsesi Mehmedoviç bëri thirrje për zbatimin e rregullave si dhe të gjithë personat që janë mbi 65 vjec me sëmundje kronike të vaksinohen pasi ata janë më të rrezikuar në shëndet.

ZLLATE MEHMEDOVIC, ZËDHËNËS I KOMISIONIT PËR SËMUNDJE INFEKTIVE

Të vaksinohen të gjithë personat që janë mbi 65 vjeç dhe kanë sëmundje kronike, ata janë në rrezik të shtuar për të zhvilluar një formë të rëndë të sëmundjes ose për të patur një përfundim fatal. Institucionet që tashmë do ta testojnë një pacient me simptomatologji të lehtë, pozitiv për Covid-19, duhet të ofrojnë kushte për izolim, për të vazhduar trajtimin e sëmundjes themelore për të cilën është shtruar në klinikën përkatëse.”

Mehmedoviç ka sugjeruar gjithashtu që në ambientet me frekuencë të lartë të përdoren maska dhe të bëhet ajrim i rregullt i hapësirave. Personat e infektuar që nuk kanë simptoma të theksuara mund të lëvizin me maskë, duke shmangur kështu nevojën për izolim të detyrueshëm.

Gjithashtu edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka bërë thirrje për respektimin e rekomandimeve shëndetësore, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së dhomave të hapura dhe respektimin e higjienës.

/SHENJA/

19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 19:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?