Kompani fisnikëron Pep: Guardiola më bëri burrë si trajner

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2024 13:43

Kompani fisnikëron Pep: Guardiola më bëri burrë si trajner

Bajern Mynih edhe pse me mungesa në këtë fazën përgatitje, aty ku Kampionati Europian ka lënë efekt në mungesë e Herri Kejn, Koman, Upamekano e Dejvis, kurse pjesa tjetër e ekipit është parë në gjendje të mirë fizike dhe e gatshme për të dhënë kontributin në miqësoret e radhës. Trajneri Kompani ka dalë në zonën e prononcimeve, teksa ka trajtuar çështje të ndryshme para gazetarëve.Intensiteti në stërvitje – Unë gjithmonë dua intensitet në seancat tona përgatitëse. Qoftë 45 minuta apo 2 orë. Ne duam që lojtarët të jenë në formë, ky është fokusi ynë në parasezon”.

Ndikimi i Guardiolës – “Pep është një nga trajnerët më të veçantë të kësaj gjenerate. Ky lloj njeriu gjithmonë ndikon te të tjerët. Unë e respektoj shumë Guardiolën, sepse ai pati një efekt të madh në karrierën time. Ai më ka bërë burrë në fushën e trajningut. Por është e rëndësishme për mua të flas në lidhje me idetë e mia në futboll”.

Afrimet – “Ne kemi një mundësi të madhe për të ndërtuar një ekip të fortë. Kur lojtarët e rinj i bashkohen një ekipi, është e rëndësishme t’i integrojmë ata shpejt. Ne sjellim talente në klub, sepse besojmë se ata mund të na ndihmojnë të arrijmë sukses”.

Mungesat në “Audi Cup” – “Herri Kejn, Alfonso Dejvis, Dajot Upamekano dhe Kingslei Koman nuk do të jenë aty, por të shpresojmë për ndeshjen e parë të kupës së Gjermanisë”.

Historia e Bajernit – “Shkova në muzeun e skuadrës, aty ku ata shpjeguan gjithçka që e ka bërë Bajernin kaq të suksesshëm. Mësova shumë për Karl-Hainc Rumenige, Uli Hënes, Franc Bekenbauer, Gerd Myler, emrat e mëdhenj. Të gjithë ata i identifikonte diçka, ecuria për suksese, pavarësisht se sa herë e kishin fituar Bundesligën, Kupën apo Champions-in. Unë gjithashtu përpiqem ta mbaj këtë zjarr brenda meje dhe t’ua përçojë lojtarëve”.

Sistemi taktik – “Ne nuk flasim shumë për rreshtim. Në Bundesligë skuadrat dhe trajnerët janë shumë fleksibël. Varet gjithashtu kundër kujt luani. Ndonjëherë përballeni me mbrojtje zonale. Ne i dimë profilet e lojtarëve tanë, para hapësirat ku ata ndihen mirë dhe japin maksimumin”.

Komunikimi me lojtarët – “Ajo që ka ndodhur në të kaluarën nuk është aq e rëndësishme për mua. E konsideroj thelbësore të flas me djemtë në mënyrë që të kuptojmë njëritjetrin. Të punosh shumë është një gjë ku nuk ka kompromis. Do bëj gjithçka që mundem që grupi të ndihet rehat dhe pa trysni”, përfundoi Visent Kompani.

Bajerni do të rikthehet në fushë ditën e nesërme në orën 14:00, në një miqësore kundër Rotak-Energ, e cila përkon me takimin e parë të belgut në pankinën e bavarezëve.

0
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2024 13:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
0
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?