Komunat dhe ministritë shpenzuan mbi 2 milionë euro për shërbime avokatie në vitin 2023

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Dhjetor, 2024 13:05

Komunat dhe ministritë shpenzuan mbi 2 milionë euro për shërbime avokatie në vitin 2023

Në vitin 2023, komunat dhe Qyteti i Shkupit kanë shpenzuar 67.269.053 denarë (1,1 milion euro) për shërbime avokatie, përderisa ministritë kanë paguar 62.428.934 denarë (1 milion euro), tregon hulumtimi për pagesat për shërbimet e avokaturës nga buxhetet e komunave dhe ministrive që publikoi sot Qendra për komunikime civile.

Sipas hulumtimit, komunat përdorin kritere të ndryshme për përzgjedhjen e avokatëve, duke përfshirë reputacionin, përvojën, qasjen dhe rekomandimet.

Hulumtimi, gjithashtu, tregon se 72 nga 81 komuna kanë angazhuar avokatë, ndërsa një e katërta e tyre paguajnë paushall mujor.

Nga komunat, Qyteti i Shkupit dhe Gazi Baba prijnë me shumat e paguara për avokatë, ndërsa tek ministritë ajo është Ministria e Financave (për funksione shtetërore), pastaj e Drejtësisë dhe ajo e Punës.

Më së shumti para i janë paguar avokatit Vllatko Ristovski, të cilit komuna e Gazi Babës i ka paguar mbi 6 milionë denarë gjatë vitit 2023.

Sipas hulumtimit, komunat dhe ministritë nuk kanë rregulla të brendshme të shkruara për angazhimin e avokatëve, ndërsa furnizimi i shërbimeve të avokatëve është i përjashtuar nga Ligji për furnizimet publike.

271
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Dhjetor, 2024 13:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
271
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?