Kontinjerët plot me plehëra, qytetarët frikësohen nga epidemitë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 19:23

Kontinjerët plot me plehëra, qytetarët frikësohen nga epidemitë

Me ditë të tëra mbeturinat në rrugët e komunës së Çairit ngelen pa menaxhim, tashmë fenomen edhe më i madh dhe problematik për qytetarët në këto temperatura të larta. Të intervistuar për TV-Shenja ata mjaft të revoltuar i drejtohen higjienës komunale duke thënë që të meren sa më parë me këtë fenomen. Për më tepër shqetësimet e tyre janë edhe për mundësitë për shfaqjen e ndonjë epidemie. Mbi të gjitha ankesat e tyre të paraqitura ngelen pa një përgjigje dhe me arsyetime jo adekuate.

Qytetari

“Këto mbeturina këtu janë 4 ditë, fare kush nuk i ka prekur dhe është për tu çuditur se jo vetëm këtu por në gjithë qytetin e Shkupit vërehet kjo anomali. Mund të paraqiten lloj -lloj sëmundje. 5, 6 herë dje 3, 4 herë, sot nja 3, 4 herë i kam lajmëru në higjienën komunale të Shkupit, arsyeja ishte se nuk kemi kamionë, nuk kemi vozitës, nuk kemi nuk e di çka, dmth përgjigjia ishte e pakuptimtë”.

Në ndërkohë, një tjetër qytetar thekson se kundërmon erë e keqe dhe se gjithçka është ashtu siç nuk duhet të jetë. Ai i drejtohet kryetares Danella Arsovska duke thënë se ajo po na rikthen 200 vite pas.

Qytetari

“Për kryetaren që bëhet nëna e qytetit e që në fakt është ajo që po e varros qytetin, na ka kthyer 200 vite pas, le të vij në Çair dhe të shoh se çfarë po ndodh. Pra, jetojmë në deponi, kundërmon erë, kanalizimi, mbeturinat nuk pastrohen, gjithçka është ashtu si nuk duhet të jetë, pra ajo është varrmihëse e qytetit.

Sipas një qytetari tjetër edhe vetë qytetarët deri në një pikë janë të papërgjegjshëm por mbi të gjitha sipas tij organet kompetente nuk punojnë siç duhet. Thekson se madje është e kotë edhe nëse ankohen pasiqë tashmë komunat janë në dijeni të kësaj por se kanë zgjedhur të heshtin.

Qytetari

“Edhe ne qytetarët pak e kemi fajin edhe komuna e ka fajin edhe punëtorët nuk punojnë siç duhet. Duhet të pastrohet, ta lënë një njeri aty për të vëzhguar kush hudh si hudh. Nuk është puna vetëm ta hudhësh, si p.sh. prish shtëpinë dhe hudh materialin që nuk të duhet me e hudh aty ajo është keq për neve. Po kujt t’i ankohemi, pse sedin komuna këtë. E din shum bukur. Po tani i kanë mbyllur sytë e veshët aq.”

Një qytetar tjetër thotë se këtu në vendin tonë nuk funksionon asgjë.

Qytetari

“Higjiena komunale është katastrofë, çfarë t’u them tjetër. Këtu asgjë nuk funksionon”.

Qytetarët ngelen të dëshpëruar për këtë situatë të krijuar, nuk u ngelet azgjë tjetër veçse të shpresojnë që organet kompetente të fillojnë të bëjnë punën e tyre, të përkujdesen për qytetin dhe të jenë funksional. /SHENJA/

128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 19:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?