Kosova dhe Serbia sërish përballen për dinarin në Bruksel

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 08:57

Kosova dhe Serbia sërish përballen për dinarin në Bruksel

Çështja e dinarit serb sërish sot do të jenë në tryezën e diskutimit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media tha se BE-ja pret që palët të jenë të gatshme për të arritur kompromis.

“Përfaqësuesi special për dialogun ka ftuar kryenegociatorët që të vazhdojnë diskutimet, ata do të takohen të mërkurën në Bruksel, dhe do të vazhdojnë diskutimet për të gjetur një zgjidhje të përkohshme të qëndrueshme për njerëzit që janë prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës”, ka thënë Stano.

Stano ka shtuar presin që të dyja palët të dëshmojnë gatishmëri për gjetje të zgjidhjes së problemit.

“Presim nga palët që të kenë sjellje evropiane dhe të gjejnë zgjidhje kompromisi. Kryengociatorët mëtojnë të gjejnë zgjidhje gjatë diskutimeve konfidenciale e këto janë mënyrat evropiane për gjetjen e zgjidhjes diplomatike. BE vazhdon t’iu ndihmojë atyre që të gjejnë kompromisin, i cili është i nevojshëm, sepse kjo ndikon në jetën e njerëzve”, ishte shprehur Stano. 

99
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 08:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
99
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?