Krenar Lloga komenton rastin e Agimit

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Dhjetor, 2024 14:26

Krenar Lloga komenton rastin e Agimit

Si është e mundur që brenda një muaji sistemi juridik në Maqedoni të prodhojë diskriminim të rëndë, shkelje të barazisë në gjykim dhe një krim me përmasa epike? Çfarë absurditeti, kur dy vendime që bien në kundërshtim të plotë me njëri-tjetrin ndodhin brenda vetëm 1 muaji, akuzon Krenar Lloga nga ASH, krahu i Ziadin Selës.

Më 11 Nëntor, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale të Shkupit refuzoi kërkesën për rigjykim në bazë të faktit të ri, të vërtetuar nga ekspertiza në Serbi, ku Agimi dëshmon pafajësinë e tij. Vetëm 1 muaj më pas, më 11 dhjetor, në një brifing me gazetarë, sistemi i drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, përmes Prokurorisë Publike, deklaroi se në bazë të një ekspertize të kryer gjithashtu në Serbi lidhur me çështjen e Onkologjisë, ka prova për ekzistencën e krimit në punën e kësaj klinike. Në atë brifing, Prokuroria Themelore e Shkupit u shpreh:

“Dërguam në Serbi rreth 16 raste për ekspertizë. Ekspertiza për këto raste është kryer dhe na është dorëzuar. Sa i përket ekspertizës për 51 rastet e tjera, ende nuk është përfunduar dhe kemi një raport paraprak që do të përfundojë deri në fund të janarit.“

Kodi i Procedurës Penale të RMV-së, neni 236, alineja 7, për rastet kur nuk ka ekspertizë të nevojshme brenda Maqedonisë, thekson:

“Vetëm përjashtimisht mund të përcaktohet si ekspert një person që banon jashtë vendit ose një institucion i huaj profesional, i cili sipas ligjeve të vendit përkatës plotëson kushtet për kryerjen e ekspertizës, nëse në Republikën e Maqedonisë nuk ekziston një institucion i arsimit të lartë, shkencor ose profesional, një tregtar i pavarur – ekspert ose një shoqëri tregtare e regjistruar për kryerjen e ekspertizës për llojin e caktuar të analizës.“

Kjo situatë ilustron qartë një shembull të absurditetit juridik dhe mungesës së koherencës në zbatimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut. Pyetja mbetet: si mund të pranohet një vendim mbi bazën e të njëjtave rrethana juridike dhe ekspertiza, por me rezultate dhe qëndrime diametralisht të kundërta?

– Ne bazë të të gjitha atyre që ceka më lartë ka vetem një rrugë, të pranohet rigjykimi dhe të dëshmohet pafajsia e e Agimit, shprehet Krenar Lloga, ish Ministër i Drejtësisë dhe Nënkryetar i ASH.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Dhjetor, 2024 14:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?