Krerët e shteteve nga 13 vendet e Evropës Juglindore u mblodhën sot në Shkup

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 19:14

Krerët e shteteve nga 13 vendet e Evropës Juglindore u mblodhën sot në Shkup

Delegacionet diplomatike dhe krerë të shteteve të caktuara nga 13 vendet e Evropës Juglindore sot qëndrojnë në Shkup, për të rrumbullakuar përfundimin e mandatit njëvjeçar, të udhëheqjes së Maqedonisë së Veriut me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, shkruan Alsat.

Nisma ka për qëllim që të avancojë bashkëpunimin mes shteteve në fushën e sigurisë, ekonomisë, të drejtave të njeriut, por edhe demokracisë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili është edhe kryesues i këtij procesi, hapi takimin ministror, në te cilin, megjithatë shumica e vendeve u përfaqësua me zëvendësministra, sekretarë shtetërorë dhe ambasadorë.

Osmani, para të pranishmëve tha se vendet duhet t’i dyfishojnë angazhimet e tyre për anëtarësim në BE.

“Zgjerimi i BE-së është një nga projektet më të suksesshme të paqes në kontinentin evropian, i cili sjell vlerë të pazëvendësueshme në ndërtimin e shoqërive të qëndrueshme dhe arritjen e progresit dhe prosperitetit ekonomik”, tha Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme të RMV-së.

Maqedonia e Veriut zyrtarisht, më 30 qershor përfundon udhëheqësinë me këtë nismë, ndërkaq udhëheqëse e re do të jetë Shqipëria. Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Artemis Malo,  foli për prioritetet e Shqipërisë në kuadër të kësaj nisme.

“Dua ta riafirmoj përkushtimin politik të Shqipërisë ndaj marrjes së udhëheqësisë së katërt të Tiranës me PBEJ 2024-2025. Motoja e jonë është “Formësimi i ardhmërisë evropiane”. Udhëheqësia e Tiranës do të jetë tërësisht e përkushtuar në avancimin e arritjeve të PBEJ-së me përforcimin e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë edhe zbatimin e tregut të përbashkët rajonal, si dhe përshpejtimin e procesit eurointegrues”, tha Artemis Malo, zëvendësministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Pjesëmarrësit, gjatë seancës së sotme miratuan deklaratë të përbashkët, e cila duhet të marrë pëlqimin edhe në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ku nikoqire është presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

Samiti është duke i zhvilluar punimet, ndërkaq marrin pjesë presidentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, Vjosa Osmani, Bajram Begaj dhe Jakov Millatoviq. Në Shkup ndodhet edhe kreu i diplomacisë turke Hakan Fidan.

Vëmendje të veçantë ka për kreun e diplomacisë greke Jorgos Gerapetridis, i cili është funksionari i parë i lartë grek që viziton Shkupin, pas përplasjeve të fundit me presidenten aktuale në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës./ Alsat.mk

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 19:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?