Kryediplomati boshnjak flet edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi pas takimit me drejtorin e CIA-s

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 19:39

Kryediplomati boshnjak flet edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi pas takimit me drejtorin e CIA-s

Drejtori i CIA-s, William Burns, zhvilloi sot një takim në Sarajevë me Almir Xhuvo, drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës.

Më pas, Burns u takua me udhëheqësit e shtetit dhe ministrin e Jashtëm, Elmedin Konakoviq, në presidencën e Bosnje-Hercegovinës.

Konakoviq ndau disa detaje të diskutimit me kreun e CIA-s, duke e konsideruar vizitën e tij si shumë të rëndësishme.

“Kjo vizitë është një dëshmi se SHBA e mban këtë rajon, veçanërisht Bosnjë-Hercegovinën, në krye të prioriteteve të saj. Kjo ka një rëndësi të madhe për stabilitetin e rajonit tonë. Prania e drejtorit të CIA-s është një mesazh i qartë nga administrata amerikane për të gjithë në rajon dhe në botë se SHBA është e angazhuar,” tha Konakoviq për gazetën boshnjake “Avaz“.

Lidhur me drejtorin e CIA-s, Konakoviq theksoi se ai është shumë i informuar për situatën në Bosnjë-Hercegovinë.

“Biseduam për proceset në BeH, për rëndësinë e NATO-s dhe integrimin evropian, për faktorët që na ndihmojnë ose na pengojnë. Gjithashtu, shkëmbyem disa informacione që nuk janë për publikun. Kjo vizitë tregon seriozitetin me të cilin administrata amerikane po trajton çështjet në Bosnjë e Hercegovinë, gjë që është shumë inkurajuese,” shtoi ai.

Gazeta “Avaz” raportoi se Burns do të vazhdojë turneun e tij në rajon, duke vizituar Beogradin pas Sarajevës. Kur u pyet nëse kjo vizitë reflekton një fokus të shtuar të SHBA-së në rajon, Konakoviq u përgjigj:

“Pa dyshim që po. Ata do të vizitojnë disa vende të tjera në Ballkanin Perëndimor, dhe kjo tregon se rajoni ynë është shumë i rëndësishëm për ta. Gjithashtu, është jetike për ne që të qetësojmë dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, të zbusim tensionet dhe të fokusohemi në zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e rajonit, në vend të përplasjeve mbi çështje historike. Prania amerikane kontribuon në stabilizimin e marrëdhënieve dhe në adresimin e çështjeve që janë me rëndësi për qytetarët,” përfundoi Konakoviq. /Telegrafi/

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 19:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?