Kryeparlamentari Gashi takohet me ambasadorin turk Ulusoj

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 19:40

Kryeparlamentari Gashi takohet me ambasadorin turk Ulusoj

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadorin turk, Fatih Ulusoj, gjatë të cilit bashkëbiseduesit ranë dakord që të dy vendet kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera miqësore dhe bashkëpunim.

“Kryetari Gashi falënderoi për mbështetjen e gjithanshme që Republika e Turqisë i ka dhënë vendit tonë që nga pavarësia e deri më tani. Për nivelin e bashkëpunimit të ndërsjellë dëshmon edhe intensiteti i takimeve në nivelin më të lartë. Vendet janë të lidhura me lidhje historike dhe kulturore, dhe qytetarët e komunitetit turk në vend janë urë lidhëse midis dy vendeve”, thuhet në komunikatën e kuvendit, ku sqarohet se në vendin tonë shënohet rregullisht 21 Dhjetori, Dita e Mësimit në Gjuhën Turke, në të cilën tradicionalisht merr pjesë edhe Kryetari i Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë. “Grupet parlamentare për miqësi dhe bashkëpunim janë themeluar dhe funksionojnë me sukses në të dy parlamentet dhe ka bashkëpunim të frytshëm në kuadër të asambleve parlamentare ndërkombëtare. Në aspektin ekonomik, kulturor dhe arsimor, marrëdhëniet e ndërsjella janë në nivelin më të lartë. Republika e Turqisë është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe vendi që vazhdimisht investon në ekonominë e Maqedonisë në sektorë të ndryshëm dhe paraqitet si partner strategjik investues”, informuan nga kuvendi.

Të dyja palët shprehën bindjen se bashkëpunimi i frytshëm në nivelin më të lartë parlamentar dhe shtetëror do të vazhdojë edhe në përbërjen aktuale parlamentare, me vizita të ndërsjella.

127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 19:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?