KSHZ njoftoi ndërkombëtarët për fyerjet që ia bëjnë partitë, kanë frikë nga sulmet fizike

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 19:29

KSHZ njoftoi ndërkombëtarët për fyerjet që ia bëjnë partitë, kanë frikë nga sulmet fizike

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka reaguar pas deklaratave të partive politike lidhur me punën e anëtarëve të KSHZ.

Ky institucion shpalos shqetësimin e veçantë për ngjarjet që janë përhapur në opinion nga deklaratat e partive politike dhe të bartësve të pozitave të larta qeveritare, të cilat i referohen punës së KSHZ në lidhje me trajtimin e kundërshtimeve për zgjedhjet parlamentare. “Ju njoftojmë se përveç poshtërimit dhe ofendimit personal dhe si anëtarë të institucionit më të lartë për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, jemi të ekspozuar edhe ndaj presioneve politike publike të pabaza dhe të papërshtatshme dhe kërcënimeve për përgjegjësi penale për shkak të vendimeve të marra nga KSHZ”, thuhet në komunikatën e tyre.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

“Përveç kësaj dhe duke ndjekur kontekstin dhe intensitetin e sulmeve, sharjeve dhe fyerjeve, ne jemi gjithashtu të shqetësuar se është e mundur që ato të kthehen në sulme personale ndaj sigurisë sonë. Ju njoftojmë se KSHZ-ja i ka zhvilluar zgjedhjet në mënyrë profesionale, transparente dhe vetëm në bazë të ligjit, të cilin e vërtetojnë të gjithë faktorët vendorë dhe ndërkombëtarë”.

Nga atje thonë se përkundër shqetësimeve që kanë, me shkallën më të lartë të integritetit, në bazë të një kontrolli publik të materialit zgjedhor, KSHZ-ja i vërtetoi faktet dhe vendosi për kundërshtimet e paraqitura nga pjesëmarrës të ndryshëm për 110 vendvotime, nga të cilat, bazuar në prova të arsyetuara, ka miratuar kundërshtime vetëm për 7 vendvotime për të cilat ka pasur bazë ligjore, ndërsa të gjitha 103 vendvotime të mbetura janë refuzuar si të pabazuara dhe asnjë pjesëmarrës në zgjedhje nuk ka paraqitur padi për to.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

“Për KSHZ-në janë të papranueshme sulmet, presionet dhe ndërhyrjet e partive të caktuara politike dhe individëve nga Qeveria teknike në procedurat zgjedhore si dhe në punën dhe vendimmarrjen e KSHZ-së dhe Gjykatës Administrative”.

Për të gjitha këto sot në mbledhjen e KSHZ-së është njoftuar ambasadorja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, Xhilian Streek, thonë nga KSHZ.

/SHENJA/

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?