“Kurum nuk na bën dot për budallenj”, Braçe reagon pasi kompania nxori 500 qytetarë të papunë: Lojërat me faliment duhet të marrin fund

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 19:48

“Kurum nuk na bën dot për budallenj”, Braçe reagon pasi kompania nxori 500 qytetarë të papunë: Lojërat me faliment duhet të marrin fund

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish për mbylljen e uzinave të kompanisë Kurum dhe lënien pa punë të 500 punonjësve.

Braçe thekson se lodrat me faliment apo vështirësi ekonomike duhet të marrin fund.

“Kurum nuk na bën dot për budallenj!   Kurum nuk e merr dot osh këtë vend!   Lodra me faliment-kete here veshtiresi ekonomike, duhet te marre fund! Kurum pranoi dje se ka ndërprerë punën në dy prej segmenteve me te rëndësishme, fitimprurëse në procesin e prodhimit; ka lajmëruar punëtoret për ndërprerje te kontratës dhe për vijimin e pagesës për tre muaj te tjerë-koha e mjaftueshme për lodrat e saj!   Ajo qe me beri përshtypje dje ishte deklarimi për vështirësi ekonomike; pra jo me faliment-ai është konsumuar njëherë, por vështirësi ekonomike!!!

Ouuu po si kështu? Cili ka qene rezultati financiar i Kurum per 2018, 2019, 2020,2021, 2022, 2023?  Duke dale nga tërmeti e duke hyre ne rindërtim, shoqëruar me rritem rritje te larte ne sektorin e ndërtimit-privat por edhe te investimeve publike, Kurum nuk ka qene asnjë vit me humbje, me fitim ka qene! Atëherë?! Si ka mundësi?! Ku kane shkuar fitimet?!

Shikoni, Kurum e ka bere një here këtë loje, shume me te madhe-me falimentin, ngjarje qe duhet verifikuar sot se a u mbyll ne përputhje me ligjin apo jo;  nuk duhet lejuar ta bej me! Veçanërisht duke marre peng punëtorët”, thuhet në reagimin e deputetit të PS.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 19:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?