Kuvend, ligji për energjinë në për procedurë të mëtejshme

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 19:29

Kuvend, ligji për energjinë në për procedurë të mëtejshme

Kuvendi sot ka dorëzuar për procedim të mëtutjeshëm propozimin për ndryshime në Ligjin për Energjinë, qëllimi i të cilit është që nga 1 korriku të ulet çmimi i energjisë elektrike. Për ligjin fillimisht do të diskutohet në Komisionin amë, për Çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës Energjetike i cili do të mblidhet pasdite, më pas edhe në komisionin Juridiko-ligjvënës. Nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, theksoi se vazhdimi i seancës së tetë parlamentare, në të cilën duhet të miratohet ligji, do të caktohet shtesë.

Propozues të propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për energjetikë, sipas procedurës së shkurtuar, janë Bojan Stojanovski, Izet Mexhiti, Ljupço Prenzov, Marija Miteva, Mimoza Musa, Silvana Angelevska e Toni Jarevski.

Stojanovski para deputetëve shpjegoi se përse kanë paraqitur këtë propozim dhe cilat janë përfitimet e qytetarëve nga ai. Ndër të tjera ai theksoi se personalisht beson se deputetët duhet të miratojnë menjëherë ndryshimet në këtë ligj. Sipas tij, kjo do t’i mbrojë qytetarët dhe nuk do të ketë goditje çmimesh për ata. Stojanovski bëri thirrje që sot, siç tha ai, të bëhet “një gjë e mirë për shoqërinë maqedonase”.

Ligji parashikon që në gjashtë muajt e ardhshëm të parandalohet trendi rritës i çmimit të energjisë elektrike dhe nga janari 2025 të ulët çmimi i energjisë elektrike si për amviseri ashtu edhe për industrinë. Siç u sqarua, me propozimin e paraqitur, çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet për grupin e parë dhe të dytë të konsumatorëve, ndërsa për grupin e tretë dhe të katërt tarifor rritja do të jetë nga 1 deri në 2 përqind. /SHENJA/

3
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
3
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?