Kuvendi me tre nënkryetarë të rinj, Bendevska nuk u betua me emrin kushtetues

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 19:14

Kuvendi me tre nënkryetarë të rinj, Bendevska nuk u betua me emrin kushtetues

Kuvendi zgjodhi tre nga pesë nënkryetarët e institucionit ligjvënës aq sa kishte parashikuar. Jovan Mitrevski i LSDM-së, Antonio Milloshovski i VMRO-DPMNE-së dhe Vesna Bendevska e partisë ZNAM do të jenë zëvendës të kryetarit Afrim Gashi. Në deklaratën solemne, deputeti Milloshovski nuk u paraqit për arsye shëndetësore, ndërsa deputetja Bendevska nuk e tha emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Deklaroj se funksionin nënkryetar i Kuvendit të “R.S Makedonija” do ta kryej me nderë dhe përgjegjësi dhe do t’i respektoj ligjet dhe Kushtetutën e “R.S Makedonija”.

Komisioni për zgjedhje dhe emërime miratoi edhe vendimin për apanazh për 36 deputetët nga përbërja e kaluar të cilët do të marrin rrogë rreth 1800 euro gjatë periudhës 6-12 muaj.

Kryeministrit teknik, Talat Xhaferi njëkohësisht edhe deputet i Frontit Evropian i është caktuar vendimi që rrogën e muajit në vijim ta merr nga Kuvendi dhe jo nga Qeveria. Ndërkohë ish funksionarët e Qeverisë së kaluar, ministra dhe zëvendësministra që të gjithë kanë kërkuar apanazh në përputhje me ligjin.

Komisioni i miratoi edhe nga dy rroga deputetëve nga përbërjet e kaluara të cilët këtë vit kanë plotësuar kushtin e pensionit. /Alsat.mk

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 19:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?