Kuvendi miratoi Strategjinë kombëtare për zhvillim për periudhën 2024/2044

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 18:58

Kuvendi miratoi Strategjinë kombëtare për zhvillim për periudhën 2024/2044

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot miratoi Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, e cila është udhërrëfyes dhe vizion për hapat në periudhën 2024-2044.

Kjo strategji është ndërtuar përmes një marrëdhënieje partneriteti dhe mbështetjes së UNDP-së në koordinim me të gjitha agjencitë e Kombeve të Bashkuara, Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe Ministrinë e Financave të Republikës Sllovake që mbështesin këtë proces.

“Objektivat e kësaj strategjie zhvillimore janë: Zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i standardit. Krijimi i një sistemi meritash ku pikë për kriteret e vetme për avancim janë aftësitë, njohuritë e fituara dhe cilësia e vizionit të ofruar. Angazhim i fuqishëm i të gjithëve për rritje dhe zhvillim ekonomik që do të sigurojë një standard më të mirë jetese për të gjithë qytetarët”.

“Reforma që do të përmirësojnë klimën e biznesit dhe do të mundësojnë investime dhe vende të reja pune. Një shtet pa korrupsion, një shtet me sistem funksional, një shtet me sistem meritash të ndërtuar me mekanizma dhe synime që duhet t’i krijojmë dhe t’i vendosim dhe janë pjesë e kësaj strategjie. Arsim cilësor që do të jetë çelësi i përparimit”.

“Synimi i kësaj qeverie dhe çdo pasardhëse është dhe duhet të jetë anëtarësimi në Bashkimin Evropian, jo vetëm sepse vendi i përket natyrshëm atje, por edhe sepse ne kemi nevojë për ato kritere për një standard më të mirë dhe një jetë më të mirë. Ne si Qeveri i kushtojmë rëndësi dijes njerëzore dhe u japim një shans të rinjve dhe kështu do të vazhdojmë”, thonë nga Qeveria.

Gjithashtu shtojnë strategjia kombëtare e zhvillimit është një bazë e shkëlqyer dhe solide për zhvillimin e shtetit dhe paraqet një dokument strategjik për hapat e ardhshëm të kësaj dhe çdo qeverie të ardhshme.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 18:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?