Largimi i kuadrove nga vendi, përplasen pushteti dhe opozita

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 20:02

Largimi i kuadrove nga vendi, përplasen pushteti dhe opozita

Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare për Emigrim, RMV-ja është në mesin e top 20 vendet, ku ka emigrim më të lartë të kuadrit të lartë të arsimuar, ndërsa sipas të dhënave të Bankës Botërore, 40 për qind e kuadrit të lartë të arsimuar po largohen nga RMV-ja, u tha mes tjerash në mbledhjen e Komisionit për Çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës së Energjisë, në Kuvend.

Sipas kryerevizorit shtetëror, Maksim Acevski, politikat e mira të vendit nuk mund ta ndalin në tërësi këtë proces të emigrimit, por dukshëm mund ta zvogëlojnë.

“Emigrimi është proces që nuk e ka përfshirë vetëm vendin tonë, dhe si vend këtë dukuri nuk mund ta ndërpresim, por në varësi prej politikave, mund ta sjellim në një nivel të përshtatshëm. Sipas të dhënave të cilat janë dhënë nga Organizata Ndërkombëtare për Emigrim, vendi ynë radhitet në top 20 vendet, ku ka emigrim më të lartë të kuadrit të lartë të arsimuar, ndërsa sipas të dhënave të Bankës Botërore, 40 për qind e kuadrit të lartë të arsimuar po largohen në vendet më të zhvilluara. Sipas rezultateve të indeksit për largim të trurit, vendi ynë ka kapë vendin e 5-të nga 41 vendet në kuadër të Unionit Evropian. Politikat të cilat janë ndërmarrë nga viti 2013 deri në vitin 2020, nuk kanë dhënë efektin e dëshiruar dhe këto masa duhet të përmirësohen.”, – deklaroi kryerevizori i shtetit, Maksim Acevski.

Të dhënat të cilat i ka shfaqur Enti Shtetëror i Statistikave, numri i kuadrit të lartë arsimor që largohet nga vendi, përplasën përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës në komision.

Sipas ministres së Arsimit, Vesna Janevska, largimi i mbi 2.500 personave me shkollim akademik, tregon se Qeveria e kaluar ka dështuar tërësisht në mbajtjen e trurit në vend.

“Mirë është që vendi ynë ka pasur strategji për largimin e trurit nga vendi, por shumë keq është që këto masa nuk kanë arritur efektin e dëshiruar. Sikur institucionet e vendit gjatë viteve 2013/2020 t’i kishin realizuar detyrimet të cilat dalin nga strategjia, këto numra nuk do të ishin si të tilla. Largimi i mbi 2.500 personave me shkollim akademik, tregon se Qeveria e kaluar ka dështuar tërësisht në mbajtjen e trurit në vend.”, – theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Raporti i publikuar nuk përfshin të gjitha shkaqet e largimit, tha deputeti i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

“Vetë revizioni nuk ka identifikuar në detaje arsyet se pse kuadrot e larta arsimore po e lëshojnë vendin. Nuk janë treguar të dhënat se si një profesionist i shkolluar këtu nuk ka hapësirë të veprojë për shkak të tregut të ulët dhe idenë e tyre e shfaqin në Evropë, ku është një treg prej gjysmë miliardi njerëz. Po ashtu nuk janë treguar mundësitë reale se sa vendi ynë është i gatshëm t’i paguajë personat e tillë.”, – u shpreh deputeti i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Nga pushteti paralajmëruan hartimin e një plani, i cili do të ndikojë ndaljen e trendit të largimit të trurit jashtë vendit. (TVM2)

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 20:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?