LD hapi zyrat e veta në Gostivar

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Nëntor, 2024 21:55

LD hapi zyrat e veta në Gostivar

Lëvizja Demokratike sonte në Gostivar hapi zyrat e reja partiake.

Me këtë rast lideri i Lëvizjes Demokratike dhe njëherit zëvendës kryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka deklaruar se ky moment shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt ndërtimit të një alternative politike të fortë dhe përfaqësuese për të gjithë qytetarët.

“Lëvizja Demokratike po fuqizohet çdo ditë, duke krijuar një strukturë solide dhe një vizion të qartë për një të ardhme më të mirë. Kjo është dëshmi e përkushtimit dhe bashkimit të njerëzve që besojnë te ndryshimi, te barazia dhe te përfaqësimi i drejtë i të gjithëve”, ka thënë Mexhiti. Ai më tej ka shtuar se bashkë me forcimin e LD-së, po konsolidohet edhe koalicioni VLEN, si garanci për një politikë që vlen – një politikë që mbështet zhvillimin, drejtësinë dhe mirëqenien për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Faleminderit të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve që e bënë të mundur këtë moment! Forca jonë qëndron në bashkimin dhe vizionin tonë të përbashkët. Gostivari sot tregoi që është pjesë e rëndësishme e këtij vizioni!”, tha Izet Mexhiti lider i Lëvizjes Demokratike dhe njëherit zëvendës kryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut. 


262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Nëntor, 2024 21:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?