Ligji për Gjuhët, ja vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Dhjetor, 2024 10:36 Përditësuar

Ligji për Gjuhët, ja vendimi i Gjykatës  Kushtetuese

Ka mbaruar seanca në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, ku pritej të merret vendim mbi Ligjin për Gjuhët.

Në seancë ku munguan dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari dhe ai turk, Fatmir Skenderi, Gjykata Kushtetuese vendosi të ketë seancë përgatitore, në të cilën, ekspertë profesorë, por edhe parti politike, të marrin pjesë në debat, ku gjithkush do t’i paraqiste argumentet e tij në lidhje me kontestimin e Ligjit për Gjuhët.

Ky propozim doli nga gjykatësja kushtetuese, Elizabeta Dukovska, e cila është përgjegjëse për lëndën. Kundër këtij propozimi ishte gjykatësja Dobrilla Kacarska e cila që sot njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seancën përgatitore, për shkak se siç tha një gjë e tillë është e panevojshme duke pasur parasysh faktin se kemi një vendim të Komisionit të Venecias.

Ndërkohë gjykatësit që pranuan propozimin thanë se qëllimi është që të tregohet transparencë.

“Ne nuk duam të jemi të famshëm, por të drejtë”.

Ata gjithashtu i bënë thirrje gjykatësve që nuk ishin në seancë që të marrin pjesë në seancën përgatitore.

Detale nga zhvillimi i seancës

Seancën e ka braktisur gjykatësi Fatmir Skenderi. Gjykatësi Skenderi paraprakisht kërkoi anulimin e seancës, që ndërkohë të mundësohet prania e Kadriut dhe Ajdarit, por asnjë nga gjykatësit nuk e pranoi propozimin, pas çka Skenderi braktisi seancën.

Ahmeti: Të hidhen poshtë iniciativat për abrogimin e gjuhës shqipe!

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti prej para objektit të Gjykatës Kushtetuese deklaroi që sot duhet të hidhen poshtë 13 iniciativat për abrogimin e gjuhës shqipe.

“Të punojmë të gjithë bashkë që paqja të avancohet, e jo të rrënohet. Do të doja që këtu të kishte edhe intelektual nga bashkëqytetarët maqedonas, si dhe popullatë. Ne asnjëherë nuk kemi kontestuar gjuhën dhe kulturën e tyre, çdo herë kemi tentuar t’i mbrojmë vlerat e tyre dhe tonat. Ne duam që vendi ynë të jetë në paqe, i integruar në BE, pa probleme me gjitha vendet fqinje dhe mirësi të përhershme me gjithë popujt e Ballkanit. E kaluara nuk duhet harruar sepse me atë të kaluar kemi vuajtur të gjithë bashkërisht dhe sot sërish të ngriten çështje që janë mbyllur me një dokument dhe marrëveshje të dakorduar në mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pra Marrëveshjen e Ohrit. Këtij dokumenti sa duhet t’i dalim zot ne, po aq duhet t’i dalin zot të gjitha institucionet në RMV, sepse i dha fund luftës dhe i hapi shtegun paqes e dialogut. Prandaj kujdes mos e rrezikoni të ardhmen e të rinjve dhe të rejave, neve na duhet e ardhmja jo e kaluara, pasi e kaluara është e dhimbshme për të gjithë ne. Ne nuk kërcënojmë asnjë, duam lirinë tonë, duam që dinjiteti ynë të mos na poshtërohet. Duam që mos të bëhet patriotizëm me çështje të ndjeshme dhe të bëhet fushatë me fjalor anti-shqiptar. I lus gjykatësit të mos marrin vendime të njëanshme dhe selektive, pasi nuk i bënë mirë demokracisë e as bashkëjetesës. Marrëdhëniet ndëretnike janë çelësi i stabilitetit”, tha mes tjerash Ahmeti.

Anëtarë dhe aktivistë të BDI-së para Gjykatës Kushtetuese

Para Gjykatës Kushtetuese, ku sot mbahej seancë ku do të diskutohej për iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve, u tubuan anëtarë dhe aktivistë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Frontit Evropian.

Mes tyre ishin edhe anëtarë të udhëheqësisë së lartë të partisë, si ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi. Turmës iu bashkuan edhe kryetarit e partive Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela.

Aktivistë të BDI-së opozitare që nga e diela janë vendosur para Gjykatës Kushtetuese me prezencë 24 orëshe për siç thonë në “mbrojtje të Ligjit për gjuhët”. Sipas BDI-së, shfuqizimi i Ligjit do të thotë “rrënim i njërës prej shtyllave kyçe të Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa koalicioni qeveritar pa legjitimitet në vend që të punojë për një të ardhme të përbashkët, krijon ndasi dhe sulmon”.

Bytyqi: Gjuha është më shumë se fjalë

“Gjuha është më shumë se fjalë – ajo është identiteti ynë, e drejta jonë për të qenë ata që jemi dhe besimi ynë në barazi. Të flasësh në gjuhën shqipe në këtë shtet do të thotë të besosh në një atdhe të përbashkët”, thotë Fatmir Bytyqi.

Mëngjesin e sotëm u vërejtën forca të shtuara policore pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Deri sa në Gjykatën Kushtetuese pritej të merret vendimi mbi kontestimin e Ligjit për Gjuhët, në shtëpinë ligjdhënëse vërehej automjetet e blinduara të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe forca speciale policore.

235
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Dhjetor, 2024 10:36 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
235
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?