Ligji për përfaqësim të drejtë ndez përplasje akademike: Maksuti e quan pa mekanizma, Shasivari e mbron

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2026 18:56

Ligji për përfaqësim të drejtë ndez përplasje akademike: Maksuti e quan pa mekanizma, Shasivari e mbron

Ligji i Qeverisë për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, përveç debatit politik, ka hapur edhe një përplasje të thellë në radhët e botës akademike. Në emisionin “Debat në Shenja”, profesorët Mersim Maksuti dhe Jeton Shasivari shprehën qëndrime diametralisht të kundërta për natyrën dhe efektin e ligjit të propozuar.

Prof. Maksuti e kritikoi ashpër konceptin e trupit koordinues të paraparë në ligj, duke theksuar se ai nuk ka fuqi reale zbatuese dhe ndëshkuese, gjë që sipas tij e bën ligjin joefektiv në praktikë.

Sipas Maksutit, struktura e parashikuar ka vetëm rol monitorues dhe raportues, pa mekanizma detyrues ndaj institucioneve që nuk e respektojnë përfaqësimin adekuat. Ai shtoi se pikërisht kjo mungesë e instrumenteve shtrënguese ka qenë një nga arsyet e largimit të tij nga grupi koordinues.

Në anën tjetër, prof. Shasivari mbrojti qasjen e propozuar, duke theksuar se jo çdo ligj funksionon mbi bazën e gjobave apo sanksioneve direkte, dhe se efektiviteti institucional nuk varet domosdoshmërisht nga ndëshkimi.

Ai theksoi gjithashtu se nevoja për një ligj të ri nuk lidhet vetëm me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e “Balancuesit”, por edhe me rekomandimet dhe kritikat e vazhdueshme të Komisionit Evropian.

Ndërkohë, në debat është përfshirë edhe aspekti politik, pasi përveç propozimit të Qeverisë që ndodhet në procedurë parlamentare, deputeti Ziadin Sela ka dorëzuar gjithashtu një propozim-ligj të veçantë për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të cilin opozita e konsideron më të plotë se zgjidhja qeveritare.

Debati pritet të vazhdojë në Kuvend, mes versioneve të ndryshme të ligjit dhe interpretimit të efektivitetit të tij institucional. Gazeta Flaka

83
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2026 18:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
83
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?