Limani solidarizohet me zjarrfikësin e lënduar, i uron shërim sa më të shpejt!

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2025 14:44

Limani solidarizohet me zjarrfikësin e lënduar, i uron shërim sa më të shpejt!

Ergjil Iseni është zjarrfikësi që është lënduar mbrëmë gjatë shuarjes së zjarrit në fabrikën që u kaplua nga zjarri. Ai është rrëzuar nga një lartësi prej rreth tre metrave dhe pos tronditjes, lëndimet më serioze i ka marrë në dorë.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka uruar për shërim sa më të shpejt të zjarrfikësit të lënduar, derisa ka shprehur mirënjohje për angazhimin e tyre në këtë mision fisnik.

“Të gatshëm për të ndërhyrë kurdo dhe kudo! Përgëzime zjarrfikësve të Gostivarit dhe kolegëve të tyre nga Tetova për përballjen me sukses në shuarjen e zjarrit mbrëmë, duke sakrifikuar dhe vënë në rrezik jetën e tyre. Mirënjohje për secilin prej tyre dhe shërim të shpejtë për heroin e kësaj ngjarjeje, zjarrfikësin shembullor, Ergjil Iseni.Faleminderit për gjithçka që bëni”, shkruan Valbon Limani, kryetari i komunës së Gostivarit.

Gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar dhe gjendet jashta rrezikut për jetën. Ergjili Iseni është edhe komandant i “Togut” në NJTKZ.

275
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2025 14:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
275
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?