Lloga: SHBA, prioriteti ynë strategjik

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 28 Dhjetor, 2024 14:42

Lloga: SHBA, prioriteti ynë strategjik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri ynë strategjik më i rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Vendosja e individëve në listën e zezë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dëshmon përkushtimin e tyre për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe një shteti me vlera demokratike – një qëllim që e ndajmë të gjithë si qytetarë të këtij vendi.

Megjithatë, përkundër polemikave rreth emrave të përfshirë në këtë listë – që shpesh përfaqësojnë figura me ndikim dhe pushtet politik por edhe ekonomik – qeveria e kaluar pati guximin politik të propozojë një ligj për masa restriktive, që ndalonte aktivitetet politike dhe ekonomike të individëve të sanksionuar nga SHBA.

Fatkeqësisht, ky ligj u bllokua në Kuvend nga forcat politike që sot janë në pushtet, duke treguar një qasje të motivuar nga interesa personale dhe duke u frikësuar nga humbja e sponsorëve të tyre – një frikë që u reflektua edhe në rezultatin zgjedhor.

Në ndërkohë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vijon të jetë selektive dhe fragmentare. Disa figura të njohura, si ish-zv.kryeministri Koço Angjushev dhe oligarku Kamçev, vijojnë të përfitojnë nga fondet publike pa asnjë hetim të hapur ndaj tyre. Njësoj, nuk ka asnjë veprim ligjor ndaj kryetarit të Karposhit, i cili vazhdimisht shfrytëzon platformë mediatike për ligjërata politike.

Një qasje e tillë selektive e drejtësisë jo vetëm që minon besimin e qytetarëve në institucione, por cënon edhe themelet e shtetit ligjor.

Drejtësia duhet të jetë e barabartë, gjithëpërfshirëse dhe e paanshme. Nuk mund të tolerohen standarde të dyfishta ku individët trajtohen ndryshe bazuar në përkatësinë etnike apo lidhjet politike. Ky diskriminim jo vetëm që dëmton sundimin e ligjit, por rrezikon edhe partneritetin me aleatët tanë ndërkombëtarë.

Apeloj fuqimisht që institucionet tona të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm, duke siguruar një trajtim të barabartë dhe transparent ndaj të gjithë individëve të përmendur në listën amerikane. Vetëm përmes drejtësisë së drejtë dhe të paanshme mund të rikthejmë besimin e qytetarëve në institucione dhe të forcojmë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Me respekt,

Krenar Lloga

Ish ministër i Drejtësisë

46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 28 Dhjetor, 2024 14:42
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë