Lypsarë në secilën rrugë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:49

Lypsarë në secilën rrugë

Krahas të moshuarve, nuk mungojnë edhe fëmijët e mitur, të cilët bashkë me më të rriturit, qëndrojnë në trotuare duke pritur se kush do të ofrojë ndonjë denarë. Në këtë drejtim, duke patur parasysh se kjo veprimtari është e kundërligjshme, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ditëve të kaluara ka zhvilluar një aktivitet për të larguar këta lypsarë nga rrugët

 Në këtë periudhë të vitit zakonisht fillojnë të shfaqen gjithnjë e më shumë lypsarë në trotuaret e qytetit të Tetovës dhe të Gostivarit. Kjo përkon me kohën kur fillojnë të kthehen në vendlindje mërgimtarët dhe  këta lypsarë e shfrytëzojnë mundësinë që të përfitojnë më shumë lëmoshë. Në rrugët e Tetovës dhe jo vetëm, tashmë gjithnjë hasen persona të cilët shtrinë dorën e lëmoshës dhe të njëjtit mund t`i takosh afër institucioneve shtetërore. Kësisoj, ata mund të hasen para filialeve të bankave, postës, gjyqit, tregut të gjelbërt, Xhamisë së Pashës  dhe qendrës tregtare në qendër të Tetovës. Ata zgjedhin këta lokacione për të ushtruar veprimtarinë e lypsarisë, pikërisht për shkak të frekuentimit më të madh të qytetarëve.

Krahas të moshuarve, nuk mungojnë edhe fëmijët e mitur, të cilët bashkë me më të rriturit, qëndrojnë në trotuare duke pritur se kush do të ofrojë ndonjë denarë. Në këtë drejtim, duke patur parasysh se kjo veprimtari është e kundërligjshme, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ditëve të kaluara ka zhvilluar një aktivitet për të larguar këta lypsarë nga rrugët.

“Efektivët e policisë në bashkëpunim me punonjësit social nga Qendra për Punë Sociale kanë marrë masa lidhur fenomenin e lypjes së lëmoshës. Në rrugën ‘Nikolla Teslla’ në Tetovë është gjetur duke lypur lëmoshë një grua me iniciale E.O. 41  nga Tetova bashkë me dy fëmijët e saj të mitur, pastaj më vonë në të njëjtën rrugë është gjetur edhe një grua me iniciale L.R. e moshës 26 vjeçare  nga Shkupi me qëndrim në Tetovë e cila lypte lëmoshë bashkë me tre fëmijët e saj të mitur. Po merren masa të përshtatshme për të pastruar dhe dokumentuar rastet dhe kundër tyre do të përgatitet parashtresat e e parapara ligjore”, njoftuan nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Nga Qendrat Sociale në Tetovë dhe Gostivar shpeshherë janë prononcuar se problem në vete është se këta persona që kërkojnë lëmoshë janë të qyteteve tjera dhe nuk janë banorë vendas.

Në të shumtën e rasteve këta lypsarë  janë fëmijë të cilët keqpërdoren nga ndonjë rrjet i organizuar të cilët në fund ua marrin të hollat e grumbulluara. Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë sqarojnë se ky fenomen  është në kundërshtim me ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, kurse gjobat janë nga 15 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë, ndërsa prindërit të cilët do të përfshijnë fëmijët e tyre në kërkim të lëmoshës dhe do t`I lënë pasdore do të përballen me përgjegjësi penale dhe burg deri në katër vite.

“Policia sikurse viteve të kaluara në koordinim me institucionet tjera  edhe këtë vit do të ndërmarrë aktivitete parandaluese për këtë lloj shkelje dhe punohet në gjetjen e një zgjedhje afatgjate për këtë fenomen në shoqërinë tonë, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Këta fëmijë, krahas pjesëve qendrore të dy qyteteve poashtu hasen edhe në vendbanime rurale, afër xhamive, bankave dhe qendrave tregtare. (koha.mk)

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?