Mali i Baba Tomorrit, bektashinjtë kremtojnë fetsën e Abaz Aliut

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 19:52

Mali i Baba Tomorrit, bektashinjtë kremtojnë fetsën e Abaz Aliut

Në malin e Baba Tomorrit në Shqipëri besimtarët bektashinjë prej dje kanë nisur pelegrinazhin pesditorë. Organizimi i pelegrinazhit bëhet nga Kryegjyshata Botërore.

Bektashinjtë kremtojnë fetsën e Abaz Aliut në malin e Tomorrit, dhe prej datës 18 mbi 300 besimtarë ndodhen atje. Organizimi i pelegrinazhit bëhet nga Kryegjyshata Botërore dhe në një dalje publike kryegjyshi i bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj tha se janë masat në shërbim të qytetarëve.

“Kryegjyshata ka marrë masat e duhura këto ditë. Ne gjithë këto kohë të zhvillimit të pelegrinazhit kemi siguruar rrugë automobilistike, kemi siguruar ujë dhe gjera sanitare për ti ardhur në ndihmë popullit. Janë marrë masa për të pritur ata në restorante dhe bare, për të bërë çdo gjë që ata të ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre.”, tha kryegjyshi i bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Kryegjyshi u bën thirrje besimtarëve të tregojnë kujdes të shtuar për masat në përhapjen e zjarrit, teksa ndizen qirinjtë dhe vatrat për të pjekur mishin tradicional.

“Kryegjyshata botërore ka marrë masa për t’i mbajtur gjallë këto ditë të gëzuara të Abaz Aliut. Lutemi të gjithë besimtarëve që të kenë kujdes me zjarret kur të ndezin qiri. Janë marrë masa edhe për pjekjen e mishit. Pra Kryegjyshata është në ndihmë të njerëzve. Kemi marrë masa që çdo gjë të shkojë me paqe dhe dashuri.”, tha Brahimaj.

Në 5 ditë pelegrinazh në Malin e Tomorit ka edhe organizime me këngëtarë dhe shfaqje të ndryshme. Për të garantuar sigurinë publike, Policia e Beratit, e Kuçovës dhe Skraparit, kanë marrë disa masa për kufizimin e mjeteve të tonazhit të rëndë.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 19:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?