Manifestimi për 28 Nëntorin në shkollën e Çellopekut, nxit reagimin e Ministrisë së Arsimit

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Nëntor, 2024 21:58

Manifestimi për 28 Nëntorin në shkollën e Çellopekut, nxit reagimin e Ministrisë së Arsimit

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska paralajmëron procedurë kundër shkollës fillore “7 marsi” në Çellopek pas raportimeve se nxënësit janë veshur me uniforma dhe mbajnë armë në dorë gjatë një aktiviteti shkollor.

“Jam thellësisht e zhgënjyer dhe e shqetësuar nga vendimi i drejtuesve dhe mësuesve të Shkollës “7 Marsi” në Çellopek për të organizuar, si dhe nga miratimi i prindërve të nxënësve që fëmijët e tyre të marrin pjesë në një aktivitet shkollor ku, të veshur me uniforma me simbole të grupeve të armatosura joformale nga e kaluara, parakalojnë me armë në duar. Ndërkohë, prindërit e duartrokasin gjithë këtë.”

Sipas saj, një veprim i tillë është i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm. Janevska kritikoi ashpër drejtuesit dhe mësuesit e shkollës, si dhe prindërit që kanë miratuar pjesëmarrjen e fëmijëve në një aktivitet të tillë, duke theksuar se një shkollë duhet të promovojë vlera të vërteta njerëzore, respekt ndaj vendit dhe bashkëjetesë harmonike mes qytetarëve, dhe jo të inkurajojë militantizëm apo urrejtje. Në postim ajo gjithashtu ka theksuar se aktivitete të ngjashme janë raportuar edhe në dy shkolla të tjera, dhe inspektorët do të veprojnë edhe në ato raste.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Nëntor, 2024 21:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?