Marrëveshja e Prespës, Koxias e kritikon qeverinë greke për moszbatimin e protokolleve

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2024 18:14

Marrëveshja e Prespës, Koxias e kritikon qeverinë greke për moszbatimin e protokolleve

Marrëveshja e Prespës nuk është e paqartë dhe nuk është e saktë se Marrëveshja fqinjëve ua njeh etnitetin, për shkak se asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk përmban diçka të tillë, përcjell TV21. Ky është qëndrimi i ish ministrit të jashtëm i Greqisë, Nikos Koxias, një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Prespës i cili  në “Katimerini” e mbron këtë marrëveshje duke thënë se e njëjta i ka zgjidhur problemet e së kaluarës por edhe ka vendosur agjendë pozitive për bashkëpunim dhe avancim të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shoqërive.

Koxias thotë se qeveria aktuale greke e udhëhequr nga Kiriakos Micotakis nuk e ka kuptuar atë dhe nuk e ka zbatuar. Ai e kritikon mosmiratimin e protokolleve në Greqi nga pushteti, të cilat tashmë 5 vjet kanë ngecur në parlamentin grek, ndërsa priftërinjtë e Maqedonisë i quan “maqedono-verior”.

“Në vend që qeveria t’i shtyjë marrëdhëniet dypalëshe në drejtim që të  marrim një mik të qëndrueshëm dhe aleat me efekte pozitive për rajonin më të gjerë, ajo e minon realizimin e rrjetit të perspektivave pozitive. Qeveria jo vetëm që nuk i realizoi veprimet e parapara ndërqeveritare, por Micotakis as nuk erdhi në Shkup, dhe pyes veten time: a nuk pyeti veten pushteti aktual se çfarë do të ndodhë në praktikë nëse heq dorë ose marrëveshja është e paorganizuar? “, theksoi Nikos Koxias, ish-ministër i Jashtëm i Greqisë.

113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2024 18:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?