Masa për forcimin e sigurisë në komunikacion

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shkurt, 2025 23:25

Masa për forcimin e sigurisë në komunikacion

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ljupço Prenxhov, në konferencën për media pas debatit publik për nevojën për ndryshime në legjislacion me qëllim të forcimit të sigurisë në komunikacion, shprehu kënaqësinë që konkluzione e debatit u miratuan unanimisht.

Ai i prezantoi të 10 konkluzionet që synojnë, ndër të tjera, uljen e numrit të veprave penale dhe krimeve kundër sigurisë në komunikacionin publik duke rritur përgjegjësinë dhe ndërgjegjësimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion dhe duke eliminuar mosndëshkimin e autorëve, shtrëngimin e politikës penale duke ndryshuar Kodin Penal dhe të gjitha ligjet përkatëse për harmonizimin e tyre të ndërsjellë më së voni deri në fund të vitit 2025 .

Konkluzionet, shtoi ai, kërkojnë që Ministria e Brendshme të përshpejtojë aktivitetet që lidhen me zbatimin e plotë dhe efektiv të sistemit “Qyteti i sigurt”, i cili do të mundësojë zbulimin automatik të shkeljeve të trafikut deri në fund të vitit, si dhe të miratojë një plan veprimi strategjik ndërdepartamental për të përshpejtuar aktivitetet për rrjetëzimin midis Ministrisë së Brendshme dhe gjykatave dhe prokurorive, që do të mundësojë komunikim më të shpejtë dhe do të zvogëlojë mundësitë për abuzim me sistemin.

Konkluzionet do t’i dorëzohen Qeverisë, KRSKRR, АSHAVМ dhe të gjithë pjesëmarrësve të ftuar në këtë debat publik, e gjithashtu do të publikohen në faqen e internetit të Kuvendit. Ai pret që ato të përfshihen në Kodin Penal.

“Këto konkluzione dhe rekomandime do t’u dorëzohen të gjitha institucioneve kompetente dhe presim që të veprohet më së voni deri në fund të vitit 2025. Do të shohim se çfarë do të vendoset në Kodin e ri penal kur të arrijë në Kuvend. Në fund të ditës, deputetët në Kuvend vendosin se si do të duket Kodi Penal, dhe natyrisht, si deputetë, do të kemi kohë, vullnet dhe dëshirë të shohim se çfarë përfshihet në të në përputhje me konkluzionet e këtij debati”, tha Prenxhovi, duke shprehur përsëri kënaqësinë që konkluzionet janë arritur me konsensus.

Ai e theksoi rëndësinë e masave parandaluese që nga mosha e hershme parashkollore.

Lidhur me shtrëngimin e dënimeve, ai tha se nuk do të bëjë ankand, por se dënimet që do të propozoheshin pritet të arsyetohen nga ekspertët.

Debati publik filloi më 7 shkurt, ndërsa fjalim mbajtën ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, kryetari i Këshillit të Sigurisë së Republikës Goran Angellkovski, profesorë nga Fakulteti Juridik dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet përkatëse.

Toshkovski atëherë theksoi se fokusi nuk duhet të jetë vetëm në ligje, në shtrëngimin e dënimeve, por në ndërtimin e një sistemi që do të lejonte eliminimin specifik të mosndëshkimit. Në fushën e ndryshimeve ligjore, ai kërkoi, ndër të tjera, të parashikohet kriminalizimi i drejtimit të automjetit pa kaluar testin e drejtimit, të merret në konsideratë vendosja e masës së detyrueshme – sekuestrimi i automjetit në rastet më të rënda të drejtimit të pakujdesshëm, si dhe të zgjerohen mundësitë e sistemit “Qyteti i sigurt” në fushën e sanksionimit automatik të automjeteve të paregjistruara.

Iniciativa për debat publik pasoi rastin e Frosina Kullakovës, e cila më 29 janar u përplas në një kalim këmbësorësh në Bulevardin “Partizanski Odredi” nga 20-vjeçari Vasill Jovanov nga Shkupi.

Iniciativa për mbajtjen e debatit publik u parashtrua nga deputetët e VMRO-DPMNE-së në pushtet, “Vlen” dhe “ZNAM”, ndërsa mbështetja u dha nga deputetët e të gjitha partive politike.

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shkurt, 2025 23:25
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë